Strugë, nusja zihet me burrin, e therr vjehrin me thikë

thik.png

Një banore e Strugës ka prerë me thikë në kokë vjehrrin e vet pas mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj, kanë informuar nga policia.
Sipas policisë, kundër 43-vjeçares H.M nga fshati Ladorishtë është ngritur kallëzim penal për veprën penale “Kërcënim me mjet të rrezikshëm gjatë rrahjes ose mosmarrëveshjes”.
Më datë 07.02.2018 në fshatin Ladorishtë në shtëpinë e J.H (70) pas mosmarrëveshjes ndërmjet të denoncuarës dhe bashkëshortit të saj, i cili është djalë i J.H, e njëjta pas kërcënimeve verbale, fizikisht ka sulmuar J.H dhe me thikë e ka prerë në pjesën e kokës.

Komentet
Loading...
Top