Loading...

Studentët e Northern Illinois University e vizituan Universitetin e Tetovës

54517046_644105072699610_253767060352401408_n.jpg

Një grup studentësh nga programi studimor Management Business Administration (MBA), i Northern Illinois University, në kuadër të vizitave nëpër kompani të ndryshme të Maqedonisë, po ashtu e vizituan edhe Universitetin e Tetovës.

Në këtë vizitë ata ishin të udhëhequr nga Prof. Dr. Jens Mueller si dhe drejtori i shërbimeve studentore në Fakultetin Ekonomik të NIU-së, Burim Ramadani. Në Universitetin e Tetovës ata u pritën në takim nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Arbër Çeliku, si dhe nga përfaqësuesit e Zyrës për Shkencë dhe Inovacion dhe diskutuan rreth metodologjisë së programeve të ndryshme studimore, rreth klimës së bashkëpunimit mes studentëve të dy universiteteve e kështu me radhë.

Universiteti i Ilinoisit Verior si dhe Universiteti i Tetovës kanë një bashkëpunim të shkëlqyer ndërinstitucional në shumë sfera shkencore, ndër të cilat vlen të theksohet hapja e programit të përbashkët studimor në studime master në Administratë Biznesi, organizimi i konferencave të përbashkëta studimore dhe pjesëmarrja në disa projekte kërkimore – shkencore.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media