Loading...

Studimi, ja sa shpenzuan turistët e huaj në Shqipëri për 2017

harta-turzmi.jpg

Vitin e shkuar, turistët shpenzuan 2 mld dollarë në Shqipëri, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Turizmit, një agjenci në OKB.

Harta tregon se në Ballkan, kryeson Kroacia, me 11 mld dollarë, Shqipëria e dyta dhe Mali i Zi dhe Serbia me 1 mld dollarë. Autorët e ‘how much’ përmes kësaj harte të re, tregojnë vendet me industri të lulëzuar ndërkombëtare të turizmit dhe sugjerojnë një pabarazi dramatike midis vendeve ku turistët shpenzojnë shuma të mëdha dhe vendet ku ata shpenzojnë pak ose fare. Më të dhënat e OBT, një shpenzim turisti përcaktohet çdo shumë e shpenzuar nga një turist ndërkombëtar përbrenda, duke përfshirë gjëra të tilla si transporti, mallrat dhe shërbimet. Shifrat e përmendura përjashtojnë turizmin vendas, duke dhënë një pamje të saktë se cilat vende varen më së shumti (dhe më së paku) në tregun ndërkombëtar të turizmit. Ekzistojnë disa njohuri të rëndësishme për industrinë turistike në mbarë botën në vizualizimin e “How Much”. Konkluzioni më i dukshëm është se cilat vende përfitojnë më shumë (dhe më pak) para nga turistët ndërkombëtarë.

Vetëm SHBA-ja është përgjegjëse për 16% të shpenzimeve turistike të të gjithë botës ( 211 mld dollarë). Në fakt, vendet që tërheqin më shumë para kanë tendenca të jenë vende perëndimore, plus disa pika të nxehta në Azinë Lindore si Japonia, Tajlanda dhe Makao. Shpenzimet relativisht të pakta bëhen në jug, duke përfshirë edhe Amerikën e Jugut. Përjashtime të dukshme janë Australia (42 mld dollarë) dhe Zelanda e Re ( 10 mld dollarë), të cilat kanë prioritet edhe nga të qenit vende anglishtfolëse./Shqiptarja

Komentet
Top