Sulm terrorist në një koncert në Angli, shumë viktima dhe të plagosur – VIDEO

article-4531940-40AED91300000578-191_964x500.jpg

Policia e Mançesterit ka konfirmuar se 19 njerëz janë konfirmuar të vdekur dhe rreth 50 të tjerë të plagosur, si pasojë e shpërthimit që ka ndodhur në fund të koncertit të Ariana Grandes në Manchester Arena.

“Rreth orës 22:35 të hënën më 22 maj 2017, policia ka marrë njoftimin për një shpërthim në Manchester Arena”.

“Tash për tash, ky incident po trajtohet si sulm terrorist derisa policia të ketë ndonjë informacion tjetër”, thuhet në njoftimin e Policisë së Mançesterit.

Policia ka kërkuar që të përcillet faqja e tyre për informacione të sakta në vijim, në mënyrë që të mos krijohet panik. Po ashtu, autoritetet kanë njoftuar se do të bëhet në shpërthim i kontrolluar dhe kanë kërkuar nga banorët që të mos shqetësohen.

Komentet
Top