Super Kupa evropiane mund të mos luhet në Shkup?

real-madrid-man-utd.jpg

Për shkak të një varg lëshimesh të bëra gjatë qeverisjes së kaluar, Super Kupa evropiane Real Madrid – Manchester United, mundet të mos luhet në Shkup, pasi që stadiumi ”Telekom Arena” nuk është gati sipas standardeve të UEFA-së.

Kjo është thënë në mbledhjen e mbrëmshe të Qeverisë, e cila ka angazhuar Sekretarin e Përgjithshëm që të ndërmerr të gjitha masat e duhura për të gjetur mënyrë për t’u organizuar Super Kupa në Shkup.

Një ekip i UEFA-së pritet që të vizitojë Shkupin më 21 korrik. Sot do të shpalosen çështjet ku është ngecur me plotësimin e standardeve të UEFA-së në stadiumin ”Telekom Arena”.

Komentet
Loading...
Top