Loading...

Super Sport sulmon ashpër Panuccin: Në djall vaftë! Trajner që e kthehu Shqipërinë shumë vite pas!

auto_panuci11-470x33811504414109.jpg

Mediat pranë Armando Dukës gjatë gjithë ditës së sotme kanë sulmuar trajnerin italian, tashmë të shkarkuar Kristian Panuçin, duke ia faturuar atij të gjithë fajin e ecurisë së dobët të Kombëtares shqiptare.

Në një analizë të ditës së sotme, Supersport, që njihet për mbrojtjen dhe mbështetjen e pakursyer ndaj kreut të FSHF-së Armand Dukës, i cili përflitet dhe si aksioner në këtë media, ka shkruar se me largimin e trajnerit Italian Shqipëria shpëtoi nga e keqja më e madhe që kishte, a thua se Panucci erdhi vet në drejtim të stolit të Shqipërisë dhe nuk e mori Duka, i cili na e prezantoi si njeriun e duhur që do të na dërgonte në nivele të larta

Në analizën e Supersport shkruhet se Panucci kryente “Grumbullime pa kriter dhe pa asnjë projekt për të ardhmen, thjeshtë lojtarë për të mbushur listën, gabime këto që nuk i falen Panuccit. Shqipëria e tij nuk kishte një lider me shiritin e kapitenit që lëvizte krah më krah, ndërsa Panucci më shumë sesa për skemat në fushë mendonte sesi do të konfliktohej me gazetarët”.

Një media e cila ka pasur rolin kryesorë të mbështetjes dhe promovimit që në fillim kur Panucci u propozua si emër për të drejtuar kuqezinjtë, edhe pse ishte një trajner pa eksperiencë dhe dështimi i tij ishte i pritshëm.

Ishte po kjo media që vendoste në dispozicion të gjithë FSHF-në për të krijuar kushtet e duhura për t’i bërë intervistën e parë ekskluzive dhe përsipër e kishte marr DritanShkohoxha që njihen për afërsinë me Armand Dukën, por që tashmë prej kohësh kanë një ftohje, ndërsa dje në komentin e ndeshjes e sulmonte haptazi duke kërkuar shkarkimin e tij

Shkrimi i plotë i Super Sport

Shpëtuam nga e keqja më e madhe. Po, sepse e keqja më e madhe në këtë moment për kombëtaren shqiptare ishte pikërisht ai Christian Panucci, një ish lojtar i madh që në karrierën e tij ka mbajtur veshur fanellat e disa prej klubeve më të mëdha të Europës, Realit të Madridit, Milanit, Interit dhe Romës, por që si trajner nuk vlen aspak për të mos thënë që meriton një zero të madhe. Një trajner pa eskperiencë por mbi të gjitha pa ide dhe pa vizion, me Panuccin Shqipëria humbi edhe dëshirën e grintën ato që e kanë karakterizuar gjithmonë madje nëse shikon me vëmendje ndeshjet e fundit edhe nëse nuk merr vesh fare nga futbolli kupton fare mirë që kjo aktualja është një kombëtare që nuk vendos më zemrën në fushë, pasi futbollistët luajnë të frustruar nën tension dhe pa asnjë ide pasi bëjnë gabime amatoreske në mbrojtje dhe e kanë të pamundur të krijojnë një aksion të rrjedhshëm me disa pasime në drejtim të portës kundërshtare.

Në djall vaftë edhe disiplina e hekurt e Panuccit pasi në një kombëtare të vogël si Shqipëria nuk mund të lihet jashtë për këto dy ndeshje shumë të rëndësishme, lojtari më i mirë i momentit Strakosha vetëm e vetëm se humbi avionin, pasi Thomas është e tashmja dhe e ardhmja e portës kuqezi dhe për ne të rëndësishme janë rezultatet dhe jo disiplina në stilin Capello e Panuccit. Sigurisht që lojtarët nuk janë pa faj pasi në fushë kanë zbritur ata dhe jo Panucci dhe pesha e përgjegjësisë për këtë situatë është edhe për futbollistët, megjithatë fajtori kryesor është ai Christian Panucci sepse edhe eksperimentet e shumta që italiani bëri nuk dhanë asnjë efekt. Shumë lojtarë të grumbulluar më shpejt kanë ikur sesa kanë ardhur si për shembull Kamer Qaka.

Grumbullime pa kriter dhe pa asnjë projekt për të ardhmen, thjeshtë lojtarë për të mbushur listën, gabime këto që nuk i falen Panuccit. Shqipëria e tij nuk kishte një lider me shiritin e kapitenit që lëvizte krah më krah, ndërsa Panucci më shumë sesa për skemat në fushë mendonte sesi do të konfliktohej me gazetarët. Tha se në këto eliminatore do ndryshonte, do përqëndrohej më shumë te mbrojtja sesa te sulmi, por një humbje ndaj Turqisë më të dobët të këtyre 20 viteve të fundit që të mund pa u lodhur fare madje me dy goditje në portë, është një tregues që Panucci gaboi që në çdo drejtim pasi mbrojtja edhe pse ishte e mbipopulluar nuk funksionoi aspak.

Kuqezinjtë nuk kanë më as identitet në lojë dhe paraqitjen ndaj turqëve në Loro Boriçi, mund të themi se Shqipëria është kthyer shumë vite pas në kohë dhe ka e humbur të gjithë sharmin që i dha Gianni De Biasi me atë pjesëmarrje historike në Euro 2016, që është pika e lartë e arritur nga kjo përfaqësuese. Statistikat në 4 ndeshjet e fundit zyrtare janë vërtetë të frikshme. 4 humbje, asnjë gol i shënuar dhe 10 të pësuar dhe ishin pikërisht këto statistika që vendosën edhe fatet e largimit të Panuccit nga kuqezinjtë.

Ndaj Turqisë trajneri gaboi edhe me formacionin pasi aktivizimi i një mbrojtësi si Balliu në rolin e mesfushorit të djathtë kur sulmuesit dhe mesfushorët e krahut janë me shumicë në kombëtare, është një tregues frike dhe inferioriteti ndaj një përfaqësuese si Turqia me 1001 probleme që në Loro Boriçi ishte pa lojtarin e saj më të mirë, talentin e Romës Cengiz Under.

Me vetëm 4 fitore në 15 ndeshje dhe 2 prej tyre në sfidat zyrtare, Christian Panucci dështoi totalisht në aventurën e tij si trajner te Shqipëria dhe në fund u largua si një padëshiruar nga ambienti kuqezi.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media