Loading...

Supremja nuk jep “vizë” për rigjykim? Profesoresha duhet të kthehet në punë – VIDEO

Arjeta-Veliu.jpg

Jozyrtarisht mësohet se kërkesa e drejtoreshës së Shkollës Ekonomike në Tetovë, Ramie Kurtishi, që të ketë ripërsëritje të lëndës është hedhur poshtë nga Gjykata Supreme. Dokumentet nga Gjykata Supreme kanë arritur në Gjykatën Themelore të Tetovës, por zyrtarisht ende nuk kemi asnjë informatë se çfarë pikërisht thuhet aty. Sipas burimeve, Gjykata Supreme ka vendosur që të zbatohet vendimi i gjykatës Themelore të Tetovës, që do të thotë se Arjeta Veliu duhet të kthehet në punë”.

Gjykatësja e lëndës së Arjeta Veliut, Sllavica Tohiq e cila është personi i vetëm që tani për tani e ka në duar dokumentin e Supremes, ishte e pakapshme për prononcim. Ndërkaq drejtoresha e ekonomikut, Ramie Kurtishi përmes një kumtese u prononcua për herë të parë për rastin e Arjetës. Duke i shpërfillur vendimet e gjykatave, Kurtishi topin e hedh tek Ministria e Arsimit dhe kërkon nga kjo e fundit që të sigurojë fonde për pranimin në punë të zonjës Veliu. Ajo madje paralajmëron se përsëri do të kërkojë rigjykim të rastit, pavarësisht vendimeve të njëpasnjëshme të Gjykatave në favor të Arjetës.

Ky gjykim nuk mund të zbatohet me një dispozitë të tillë. Jemi drejtuar te Agjencia për punësim në Tetovë, ku na është thënë se do ta kthejnë në punë nëse ashtu thuhet në aktvendim. Një vendim i tillë mund të zbatohet vetëm nëse paditësja është në punë te i padituri dhe në pajtim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës do të sigurohen fonde për financimin e vendit të saj të punës- tha Ramie Kurtishi – Drejtoreshë e Shkollës Ekonomike “8 shtatori”, Tetovë.

Ndërkohë Ministria e Arsimit mbanë qëndrim të njëjtë me atë paraprak dhe bën thirrje që të respektohen vendimet gjyqësore dhe rekomandimet e Inspektoratit të Arsimit dhe Avokatit të Popullit, që Arjeta Veliu të kthehet në punë.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

“Askush nuk mund të jetë mbi vendimet e caktuara gjyqësore. U bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve në institucionet arsimore të respektojnë me përpikëri dispozitat ligjore”.

Arjeta Veliu u largua nga puna padrejtësisht para 5 vitesh. Që atëherë, pavarësisht vendimeve gjyqësore në favor të saj, e njëjta nuk është kthyer më në punë. Për mosrespektim të vendimeve gjyqësore, shkolla ekonomike dhe drejtoresha janë dënuar me shuma të majme parash.

Besian Leka

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media