Loading...

Synny Hill Festival po vjen, këto janë datat

dua-lipa_koncert013_Web-728x430.jpg

Festivali i njohur Sunny Hill i cili vitin e kaluar shënoi edicionin e parë në Prishtinë, edhe këtë vit do ta shndërrojë Prishtinën në një arenë ku performojnë yjet e njohura botërore, shkruan KultPlus.

Dua Lipa ishte emri i madh që vitin e kaluar u ngjit në skenën e vendosur në Parkun e Gërmisë në Prishtinë. Ajo për publikun këtu tha se do të kthehet sa herë që ia kërkojnë e theksoi disa herë gjatë performancës se është shumë falënderuese për përkrahjen që i kanë dhënë që nga kënga e saj e parë.

Sunny Hill Festival i cili udhëhiqet nga Dukagjin Lipa, këtë vit vjen në fillim të gushtit. Dita e dytë, e tretë dhe e katërt e gushtit janë datat kur publiku mund të përjetojë një festival të kalibrit ndërkombëtar në Prishtinë

“2/3/4 janë datat që do ta ndezin Prishtinën”, shkruhet në njoftimin zyrtar të festivalit.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media