Loading...

Taksistët francezë djegin makinat e Uber – VIDEO

0335.jpg

Uber është konfirmuar si armiku numër 1 i taksistëve në gati gjysmën e botës. Kjo kompani është kritikuar për prishje të rregullave të konkurrencës dhe që nuk ofron siguri të mjaftueshme me makinat dhe shoferët e saj.

Taksistët në Francë kanë nisur protestat kundër kësaj kompanie. Ata sulmuan sot në mëngjes drejtues të makinave të Uber-it si dhe dogjën mjete të saj. Protestuesit bllokuan rrugët e Parisit: rruga kryesore e kryeqytetit që lidhet me aeroportet u bllokua krejtësisht, ndërsa rrugët dytësore u bllokuan nga makinat e djegura.

Gjatë protestës u plagosën 7 oficerë policie dhe u dëmtuan e u dogjën mbi 70 makina të Uber-it dhe taksi të tjera. Shërbimi për taksi i kompanisë Uber, i njohur si UberPOP, ka qenë i jashtëligjshëm në Francë. Ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve, deklaroi gjatë një takimi me unionet e drejtuesve të taksive se do të ndalojnë menjëherë shërbimin e taksive UberPop në Francë, pasi është i jashtëligjshëm./krokodili

Komentet

Leave a Reply

Top