Loading...

Tani edhe lojtari i akademisë luan para James Rodriguez

auto_mariano_1480889716-63123511480892363.jpg

Sipas mediave spanjolle, mesfushori i “Los Blancos”, James Rodriguez, do t’i thotë lamtumirë Real Madridit, kjo mund të ndodh gjatë afatit kalimtar të janarit,

Largimi i tij është i paevitueshëm pasi edhe përkundër se Real Madridit i munguan shumë lojtarë ndaj Barcelonës, ai nuk startoi. Përveç që nuk startoi, James nuk hyri as si zëvendësues.

Tashmë është e qartë që Zinedine Zidane e ka humbur krejtësisht besimin në të pasi në “Camp Nou” inkuadroi në pjesën e dytë lojtarë të rinj si Marco Asensio dhe Mariano, duke lënë James Rodriguezin në stol.

Kështu, mediat spanjolle shkruajnë se shpëtimi i vetëm i James, është largimi nga “Santiago Bernabeu”, gjë që mund të ndodh gjatë janarit ose verës së vitit 2017.

Për lojtarin interesohen Manchester United, Chelsea, Inter dhe Juventus.

Komentet
Top