Loading...

Taravari: Shkolla e mesme në Gostivar ka pasur profesor për fotokopje dhe për facebook

taravari-1000x600.jpg

Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari ka mohuar akuzat se janë përjashtuar arsimtarë me prapavijë politike. Taravari ka thënë se janë larguar vetëm arsimtarë

“Në vitin 2013 janë larguar nga puna 166 persona me kontrata në vepër. Kurse tani prej 147 të punësuarve me kontratë, 117 kanë mbetur, kurse vetëm 20 për qind e tyre janë zëvendësuar edhe atë kryesisht për jokompetencë, sepse kanë qenë për lëndë për të cilët nuk janë kompetentë”, deklaroi Taravari.

Ai përmendi edhe raste konkrete, siç ishte ai ku profesor i biznesit, ka ligjëruar lëndën e informatikës në shkollën e mesme të mjekësisë.

“Katër orë ndihmë administrate për IT servis, për fotokopje 2 orë dhe për angazhime për facebook”, theksoi Taravari.

Taravari tha se në një shkollë ka pasur arsimtar të angazhuar për facebook, kurse në një shkollë janë bë harxhime marramendëse për telefona celularë.

Komentet
Top