Loading...

Taylor Swift i dhuron fanses 1989 dollarë për të paguar studimet – VIDEO

0160.jpg

Këngëtarja Taylor Swift, i ka dërguar njërës prej fanseve të saj një kuti me plot dhurata, ndër to edhe një çek prej 1989 dollarëve.

Siç edhe dihet, Swift është shumë e afërt me fansat, madje në rrjetin social Tumbrl ajo bashkëbisedon me ta dhe komentojnë për foto e video të ndryshme.

Njëra ndër ta, Rebekah Borniker, është shumë aktive dhe e afërt me çdo hap të karrierës së Taylor, dhe kjo e fundit ka vendosur t’i bëjë disa dhurata, transmeton koha.net.

Në pakon e dërguar Swift ka mbështjellë një qafore që më parë e ka mbajtur vetë ajo, një fotografi të sajën në polaroid, një vizatim ku ka shkruar bukur emrin e fanses dhe të nënshkruar nga vetë këngëtarja dhe një çek prej 1989 doallrëve.

Ajo po ashtu ka lënë një letër ku ka falënderuar shumë Rebekën dhe tek çeku ka treguar se tani ka 1989 dollarë më shumë për të paguar studimet.

Rebeka natyrisht është emocionuar shumë derisa nëna e saj e ka incizuar duke hapur dhuratat.

Komentet

Leave a Reply

Top