Të dëmshpërblehen banorët ose më mirë ik!

0-17.jpg

Nga Spartak Ngjela

Përmbytja do të rreshtet sot; por dëmet janë në të mbjella dhe banesa. Ato janë shumë të mëdha, dhe shqipëtarët me kushtetutë kanë të drejtën e kompesimit nga qeveria e tyre, për dëmet që u janë shkaktuar nga kjo përmbytje. Ndërsa, në këtë kohë, qeveria Rama është pa para.

E kompension dot popullin e varfër kjo qeveri pa para? Kurrë. Do të dëgjoni vetëm gënjeshtra nga një kryeministër që është i çalë nga mendja dhe gënjeshtar.

Vjedhësit e grabitën shqiptarin me portofolin e ministrit, drejtorit dhe kryeministrit, por, tani që nuk kanë çfarë t’i japin; përse rrinë ende në pushtet?
Ku i ka paratë e emergjencës për dëmet natyrorë qeveria Rama?

Nuk ka para! Atëherë pse rri në drejtim?

Shqiptarët janë në hall të madh: ata kanë në krye një lolo- kryeministër të korruptuar që e ka bllokuar Perëndimi se nuk po bën Reformën në Drejtësi .
Prapë do ta bllokojnë.

Po, përse e do pushtetin pa para ky lolo që po i lodh shqiptarët deri në ekstem?
Vetëm për sëmundjen e tij. E shihni si është fryrë në fytyrë?
Nga ligësia e ka. Duhet të ikë urgjent.

Ose të gjejë paratë për të kompensuar dëmet e shqiptarëve nga përmbytja, ose Edi Rama të ikë një orë e më parë; që të vijë në drejtim kryeministri që do Uashingtoni dhe Berlini në formimin e qeverisë antikorrupsion.

Shqiptarët janë në emrgjencën e një fatkeqësie të madhe natyrore. Ata duan ndihma; por këto nuk mund t’i jepen Ramës.
Atëherë duhet të ikë Rama; dhe jo të vuajnë shqiptarët për një kryeministër parazit.

Rama duhet të ikë; sepse nuk e pranon koha. Ai e ka kohën kundër tij.
Nëse mendon se me gënjeshtra fëminore dhe kokëngjeshje, nuk ikën, ta dijë mirë, se do të përfundojë shumë keq.

Komentet
Top