Loading...

Të mos dish të shkruash, nuk të bën modern, lavdi martirëve të Çështjes dhe gjuhës shqipe

son.jpg

Shkruan: Donika Bakiu 

Për: ShqipMedia

Nëntori  është  muaji i festave,muaji i fitoreve të kombit shiptar.Ishte nëntori i vitit  1908 që bëri një kthesë për shqiptarët dhe gjuhën shqipe,solli një fitore të madhe për këtë popull. Nëntori solli kongresin e Manastirit,kongres nga i cili doli alfabeti të vetëm shqiptar,akt ky i cili i dha fund një paradoksi të madh që ekzistonte mbi shekuj mbi kombin shiptar dhe gjuhën e tij.Sot shqiptarët kudo që janë shënojnë  22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit Shqip i cili u unifikua 110 vjet më parë në Kongresin e Manastirit. Në kongresin që u mbajt më 14-22 nëntor 1908 morën pjesë 50 intelektualë nga 26 qytete, klube dhe shoqata. Ai miratoi vendimin për përdorimin e alfabetit latin me disa ndryshime të shkronjave duke i përshtatur ato për gjuhën shqipe. Kongresi pati pjesëmarrës intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, pasi Manastiri u zgjodh pasi asokohe qe qendër e konsujve dhe ishte qyteti më i sigurt për mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm kombëtar.Kryetar i kongresit u zgjodh Mid’hat Frashëri, kurse nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi. Motra e Gjergjit, Parashqevi Qiriazi, ishte gruaja e vetme në kongres.Sipas numrit dhe rëndësisë së pjesëmarrësve, Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit XX, duke i hapur udhë edhe shpalljes së pavarësisë katër vjet më pas.Prandaj sot të gjithë ne që kemi e që flasim një  gjuhë kaq të pastër shqipe duhet të dijmë se është meritë e atij kongresi dhe delegatëve të tij . Dy ngjarjet më  të  njohura për  historinë  e gjuhës shqipe    mbeten dy Kongreset që  mes veti ndajnë  një  periudhë  të  gjatë  .Kongresi i Manastrit , i vitit 1908 dhe Kongresi i Drejtshkrimit i vitit 1972, këto dy ngjarje të  rëndësishme  ishin rezultat  i përpjekjeve   të  rilindasve tanë , ata ishin shumë  të  vetëdishëm, se vetëm me një  alfabet të  përbashkët dhe një  gjuhë  letrare për gjithë  kombin shqiptarë  kudo që  ndodhen mund të  dilet nga tuneli i errët që  kishte zgjat shumë  shekuj e që  kishte pllakosur popullin shqiptar. Të kthehemi sot çdo ditë e më shumë shohim gabime drejtshkrimore në çdo vend qoftë edhe ato institucionale  , nëpër rrjetet sociale , rrugë , dyqane etj. , përse nuk shkruajmë siç duhet : ‘’ xhdo dit më bën të lumtur ‘’ këtë e hasim shumë shpesh por përse të mos jetë ‘’ Çdo ditë më bën të lumtur ‘’,‘’ Xhdo ose Qdo ‘’ largoni nga fjalori juaj , shkronjën ë vendosni aty ku duhet e jo ku nuk duhet , shumë e jo shum , bukë e jo buk , foljet ndihmëse kam dhe jam shkruhen pa ë në fund shohim disa që e shkruajnë JAMË e lumtur duhet të jetë JAM e lumtur ose KAMË fatin duhet KAM fatin , shkronja y : Ylber e jo Ilber , por kripë e jo krypë. Gabime drejtshkrimore kemi kudo ,nuk bëhemi më modern nëse nuk dimë ta shkruajmë gjuhën shqipe . Sikur në  bibliotekat tona të kemi të gjithë fjalorin e drejtshkrimit ajo  është si një minierë ari për brezat në vazhdim, të mundohemi të perfitojmë sa më shumë për të njohur rregullat e drejtshkrimit dhe të folurit pastër dhe pa huazime të gjuhës së bukur shqipe. Për fat të keq ende kemi nga ata  që thonë ‘’ nuk na duhet gjuha shqipe sepse e mësojmë që nga klasa e  parë ‘’, edhe më e tmerrshmë është kur e dëgjon nga gojë  shqiptari. Ta shërojmë sëmundjen e ‘’ kancerit’’ përbrenda shoqërisë sonë e ta gëzojmë e ta duam gjuhën tonë të pastër e të bukur shqipe!Lavdi martirëve të Çështjes dhe gjuhës shqipe.

Komentet
Top