Te Nice nis revolta ndaj Balotellit

Balotelli-685x378.jpg

Mario Balotelli përfundon sërish në qëndër të vëmëndjes, këtë herë jo për mirë por për keq. Pas një nisjeje shumë pozitive të sezonit me Nice në Francë, sulmuesi italian tashmë po përjeton një krizë të vërtetë. Trajneri Lucien Favre e ka lënë jashtë listës së të grumbulluarve në 2 ndeshjet e fundit, por në drejtim të SuperMarios kanë ardhur kritika të shumta edhe nga shokët e skuadrës. ” Është më i forti por izolohet dhe mbyllet në vetëvete, duhet të impenjohet më shumë në stërvitje dhe në ndeshje ka deklaruar fillimisht shoku i skuadrës Eysseric. “Është një mëkat që ai nuk ka dëshirë të bëjë pothuajse asgjë sepse falë aftësive që zotëron mund të lërë shenjë në cdo ndeshje. Nuk flet fare me shokët e skuadrës është gjithnjë e më shumë i mbyllur në vetvete shtoi më pas Eysseric. Fakti që nuk po jep më të mirën e tij as te një skuadër ku nuk ka presion sic është Nice, është një tregues i qartë se Mario Balotelli po con dëm karrierën e tij si futbollist. Ai konsiderohej si nga talentët më të mëdhenj të futbollit italian gjatë viteve të fundit por pas aventurave te Interi, Manchester City, Milani e Liverpooli dhe tashmë te Nice në Francë, Balotelli po zhduket papritur dhe mund ti japë fund një karriere që nisi në mënyrë spektakolare.

Komentet

0 thoughts on “Te Nice nis revolta ndaj Balotellit”

  1. valmir says:

    osamir meqen shqiptar ishalla populli jon egezon ket bukuri pune te mbar gjith popullit shqiptar persh lexuesve mergimtari nga franca

Top