Loading...

Të rinjtë e Beogradit të shtrirë përtokë: Na falni për krimet e atyre para nesh!

57280466_2690928217616380_5864224393202237440_o.jpg

Sot në rrugët e Beogradit ka qenë e pranishme një performancë e të rinjve serb përmes së cilës janë kujtuar viktimat civile shqiptare të shkaktuara nga lufta e para njëzet viteve.

Me moton “I kujtojmë krimet në Kosovë”, Nisma e të Rinjve për të Drejta të Njeriut në Beograd (YIHR) dolën në rrugë ku në duar mbanin pankarta me emrat e vendeve në të cilat janë kryer masakrat më të tmerrshme gjatë luftës. Pranë tyre, shiheshin njerëz të shtrirë në tokë, që paraqisnin viktimat e luftës.

“Kujtojmë se përveç bombardimeve të NATO-s, banorët shqiptarë në Kosovë i janë ekspozuar edhe spastrimit etnik nga ana e regjimit të Slobodan Milosheviqit ndërsa forcat e armatosura kanë kryer një numër të madh”, thuhet në deklaratën e YIHR.

“Me këtë rast ne shprehim dhimbjen dhe simpatinë tonë të thellë për familjet e të vrarëve”, tha kjo organizatë.

Kjo nuk është hera e parë që organizatat e të rinjve i kanë shprehur keqardhje popullit të Kosovës për krimet e kryra nga qeverisja serbe. Ndërkohë, në mesin e politikanëve serb ka pasur deklarata se “ka rrezik që të rinjtë serb të mos përkrahin veprimet tona të dikurshme”.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media