Të vetëdijshëm,por një gjë nuk e kemi të qartë !

Mehdi-Memeti-620x330.jpg

Shkruan : Mehdi Memeti

Jemi,të vetëdijshëm se ka probleme të mëdha në Ballkanin Perëndimor,probleme politike probleme kufijsh, probleme ekonomike, korrupsioni, drejtësie, por një gjë është e ditur se nuk veprohet drejtë sipas parimeve ndërkombëtare për perspektivën europiane të rajonit.Edhe pse problemet e mëdha që ka ky rajon do të zgjidhen deri në vitin 2025 parashohin ekspertët ndërkombëtar ? Ndërsa ekspert të ndryshëm, nga vendi dhe të huaj, intlektual, opinionistë,analistë tjerë, mendojnë pak më ndryshe ,kjo mund të zgjasë deri 2050-tën… Çdo kush e ka të qartë se stabiliteti i këtij rajoni, pajtimi mes këtyre vendeve, është i arritshëm vetëm me perspektivën europiane.

Prandaj,jo rastësisht lakmohen të aterojnë sa më shpejtë në këtë familje të madhe europiane,të jenë nën umbrellën e Natos, të punojnë për integrimin e vendit në strukturat euroatllantike për t`iu shmangur destabilizimeve në rajon,konflikteve e të tjera.Pavarësisht dokumenteve që prezantohen sot,se këta shtete do të aterojnë në BE,po qe se I kryejne detyrat shtëpiake siç duhet.Ajo që më intereson personalisht pse jo dhe publikut shiptarë është me sa vijon:

Është kusht që ti jepet Maqedonisë ca hektar tokë, Malit të zi,Greqisë 12 milje detë,që është në kundërshtim me marveshjet Ndërkombëtare paraprake.Apo mos vallë Bashkimi Europian mendon se kështu kryhen detyrat shtëpiake,me një grup jo profesionist,mercenarësh,të cilët vetëm nënshkruajnë,pa u konsultuar me ekspert profesional.Kjo dëshmon qartë se ne si shqiptarë, qoftë në Maqedoni, Kosovë apo Shqipëri , jemi të pabarabartë në mesin e të barabartëve. Jemi mësuar historikisht,“Mjerkës ti themi nënë”.

Historikisht ndaj popullit shqiptarë përdoren dy arshina edhe nga politika europiane,siç është përdorë në Konferencën e Parisit,Londrës etj.Fatkeqësisht kjo politikë vazhdon edhe në shek.XXI,sa i përket shqiptarëve.

Serbia dhe Mali i Zi i kanë të hapura negociatat e anëtarësimit, pra mund të thuhet lirisht se këto janë më të avancuarat, më të pëkdhelurat së bashku me Greqin e cila veç është antare e plotë e Natos,bile edhe kërcënohen me veto, po qe se nuk nënshkruajnë marveshjet,asnjëherë nuk mund të hynë në BE dhe Nato, sidomos shqiptarët.Pra ne jemi realisht, bira e fundit e kavallit.Shqiptarët jo se nuk kanë aftësi për ti parashikuar gjërat,por është vërtet e kotë, kurr në BE, kërkesat tona hasin në vesh të shurdhur,sidomos kurr vijnë në shprehje palet tjera te rajonit në krahasim me shqiptarët.

Përfundojmë:Pra,kurr bëhet fjalë për shqiptarët, gjithnjë vjen në shprehje metoda e dyshimt të Rëne Dekartit:”

-Asgjë s`ekziston,

-Edhe nëse ekziston nuk është e vërtetë,

-Edhe nëse është e vërtetë nuk është reale.

Thënë ndryshe, “Mos mbetsh me të qajtë Stambolli”…

Komentet
Top