Tek Interi duan të thyejnë “mallkimin e Tripletës”

48DB975400000578-5367101-image-a-38_1518089088473-1.jpg

Mallkimi post-“Tripelete” po vazhdon të godasë Inter-in. Pas një pjese të parë shumë të mirë të kampionatit, që ka arritur kulmin 9 dhjetorin e kaluar me barazimin pa gola të marrë në fushën e Juventus, Inter nuk ka buzëqeshur më.

Dhe tani kanë filluar të rishfaqen fantazmat e një tjetër sezoni zhgënjyes. Një situatë e përmbysur që ka vënë në dyshim edhe punën e Luciano Spalletti-t, i cili po kritikohet për çështje taktike dhe mediatike. Dhe të mendosh se mesatarja e pikëve për ndeshje të marra nga Inter-i i tij, e krahasuar me trajnerët e tjerë post-“Tripelete”, mbetet e lartë. Por jo më e mira.

Për momentin Spalleti ka një mesatare prej 1.95 pikë për ndeshje (12 fitore, 9 barazime dhe 2 humbje).

Një ecuri e mirë, duke parë se 45 pikët e grumbulluara deri tani i mbajnë zikaltrit akoma në garë për një vend në Champions League, por që nuk e pozicionin trajnerin aktual të zikaltërve në vendin e parë.

Në fakt, shumë para tij është Leonardo de Araujo, që ka marrë vendin e Benitez më 24 dhjetorin e 2010-ës (1,53 mesatarja e spanjollit). Shtatë vite më pas, braziliani mbetet në krye me 2,30 pikë për ndeshje.

Të dhëna shumë domethënëse këto që nuk lënë hapësrië për interpretime dhe që përmbledhin projektin e klubi milanez pas largimit të Jose Mourinho.

Ndoshta nuk është e drejtë të përmendet Gian Piero Gasperini, i shkarkuar 21 shtatorin e 2011-ës pas humbjes 3-1 të pësuar kundër Novara-s pas vetëm 5 ndeshjesh (4 humbje dhe 1 barazim), por mesatarja mbetet gjithsesi drithëruese: 0,33 pikë dhe vendi i fundit. para tij është Frank de Boer (1,27), zgjedhja e gabuar e Thohir, i cili nuk u përshtat kurrë me ambientin zikaltër. Pak para tij është Andrea Stramaçioni (1,51). Më mirë ka bërë Claudio Ranieri me 1.53 dhe Walter Mazzarri me 1.55.

Në vendin e katërt është Roberto Mancini, u cili ka një mesatare prej 1.63 pikësh për ndeshje.

Tani, i takon Spalletti-t ta ndryshojë këtë renditje dhe të marrë kreun. Sepse në Appiano duan të thyejnë “mallkimin e Tripletës”. Etapa e parë do të jetë kundër Bologna-s, me Inter që do të kërkojë të shmangë një rekord negativ historik: në 110 vite histori, Inter nuk ka luajtur kurrë 9 ndeshje radhazi në kampionat pa marrë asnjë fitore.

Komentet
Top