Loading...

Telashe për Kylie Jenner dhe linjën e saj kozmetike

auto_k11480252774.jpg

Ylli Kylie Jenner është e specializuar në kozmetikë dhe ka një linjë të saj të produkteve të ndryshme kozmetike.

Por, duket se Jenner seriozisht mund të konfrontohet me një grua e cila është duke e kërcënuar atë se do ta padisë për plagjiaturë, transmeton Koha.net. Kjo grua quhet Vlada Haggerty dhe thotë se llogaria e saj në Instagram është e mbushur me fotografitë e femrave me poza të ndryshme të cilat nxjerrin në pah buzët e tyre.

Vlada dhe fotografi i saj profesional thonë se Kylie ka kopjuar stilin e fotografive për të reklamuar produktet e saj kozmetike dhe, po ashtu, kërcënojnë se do ta padisin, raporton TMZ.

Ka një gjë krejt ligjore në këtë problem, idetë nuk janë të mbrojtura me ligj – vetëm fotografitë, dhe Kylie ka bërë versionin e saj i cili mund të jetë i ngjashëm.

TMZ ka tentuar që të kontaktojë yllin Kylie Jenner apo përfaqësuesit e saj, por deri më tani nuk arritur që të marrë ndonjë koment në lidhje me këtë problem.

Komentet
Top