Telefoni LG G4 me ekran më të fuqishëm se rivalët – VIDEO

0110.jpg

LG ka publikuar edhe një video tjetër për të promovuar telefonin e ri LG G4 dhe kësaj radhe kompania është fokusuar më shumë në ekranin QHD. Firma koreane pohon se ekrani 5.5-inç LCD do të jetë 25 për qind më i ndritshëm sesa gjenerata e tanishme LG G3.

Me një rezolucion 1,440×2,560 dhe 538 pixels për inç, ekrani gjithashtu thuhet se ka 20 për qind më shumë ngjyrë sesa paraardhësi i tij, transmeton Koha.net.

G4 gjithashtu premton saktësi më të madhe të ngjyrave sesa telefonat tjerë të mençur fal spektrit 120 për qind të ngjyrave. Sa për krahasim, ekrani 5.5-inç i iPhone 6 Plus ka vetëm 100 për qind spektër të ngjyrave.

Ky telefon pritet të prezantohet nga LG-ja më 28 prill.

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top