Tërbohen grekët me kryebashkiakun pse shqiptoi fjalën “Maqedoni”

133971168.jpg

Kryebashkiaku i Selanikut, Janis Butaris dërgoi kritika të ashpra deri te ata të cilët e kanë akuzuar për tradhti kombëtare për shkak se gjatë vizitës në Shkup e ka shqiptuar fjalën “Maqedoni”.

Për gazetën “Katimerini” kryebashkiaku shpjegon se ka qenë “gabim gjatë shprehjes” kur ka thënë “Republika e Maqedonisë”, në vend të shprehjes që Greqia e përdorë për fqinjin verior.

Butaris thekson se nuk do të lejojë që të kontestohet patriotizmi i tij. Ai thotë se qëndrimin për fqinjin verior është i njëjtë që e ka edhe Ministria greke e Punëve të Jashtme dhe se kësaj i ka qëndruar edhe gjatë takimeve me përfaqësues të lartë në Shkup.

Komentet
Loading...
Top