Tetë shqiptarë në kombëtaren e re zvicërane

zvicra-u19.jpg

Kur ka nevojë për ndihmë, përfaqësuesja e Zvicrës kthen gjithmonë sytë nga talenti i futbollistëve shqiptarë. Nëse këta të fundit arritën të çonin përfaqësuesen A në Rusi 2018 me golat dhe paraqitjet e tyre, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për përfaqësueset e moshave.

Kombëtarja U-19 e Zvicrës është eliminuar nga Europiani i kësaj grupmoshe që në fazën e parë, duke mbyllur në vendin e tretë grupin eliminator. Zvicrës nuk i kanë mjaftuar 6 golat e shënuar në grup nga futbollistët shqiptarë Mersim Asllani, Nedim Bajrami (3) dhe Andi Zeqiri (2). Humbjet 2-1 me Maqedoninë dhe 5-3 me Belgjikën kanë dënuar zviceranët që të shohin si spektatorë vazhdimin e turneut.

Zvicra U-19 është e ndërtuar me bazë te talenti i futbollistëve shqiptarë, pasi përveç emrave të mësipërm, në këtë përfaqësuese janë aktivizuar gjatë eliminatoreve edhe Elis Isufi, Kastrijot Ndau, Izer Aliu, Liridon Mulaj dhe Bastien Toma.

Komentet
Top