Loading...

“Tetova dashuron”, festohet gjithandej Shën Valentini

12237492_891365470981254_1214521368_n.jpg

Në Tetovë, sonte në shumicën e kafeterive dhe restoraneve organizohen mbrëmje me muzikë live apo organizime të ndryshme rreth festës. Organizime ka në restoran “Delfin”, “Tivoli”, “Noel”, në kafeteritë “N’qosh”, “Shend e Verë”, “Ultra”, “Barcode” dhe të tjerë…Sa për ironi këtë rradhë mungojnë afishet “Une jam musliman nuk festoj Shën Valentinin”, njofton portali Shqipmedia.

Një buqetë me lule…, ndoshta me lule të kuqe, e shoqëruar me një dhuratë të këndshme, dhe mundësisht të shtrenjtë! Prej disa vjetësh, kjo është mënyra më e natyrshme, me të cilën të rinjtë shqiptarë përpiqen të festojnë ditën e Shën Valentinit.

Shumë njerëz, e sidomos të rinj, në qoftë se do të pyeten rreth përkujtimit të kësaj dite dhe domethënies së saj, do të përgjigjen shkurt, se pak u intereson zanafilla e kësaj feste, përmbajtja e saj apo mënyra sesi festohet. Të tjerë do të thonin se festat në përgjithësi, sjellin gëzim dhe se për ditë të tilla kemi nevojë.

Gjithsesi është fakt se shqiptarët sa më shumë po kalojnë vitet aq më natyrshëm po e kremtojnë këtë ditë, në krahasim me vitet e para të pas 90-tës kur të gjitha qytetet 14 shkurtin e kthenin në një festë të madhe kolektive, ku vetëm intimitet nuk kishte. Si një popull me temperament , me sa duket shqiptarët në vitet e para të demokracisë kremtuan më shumë të ndaluarën, ndërsa tani ‘të ambjentuar’ me lirinë kremtojnë ritualin e zakonshëm dhe të mirë që ofron kjo ditë.

Në Tetovë, sonte në shumicën e kafeterive dhe restoraneve organizohen mbrëmje me muzikë live apo organizime të ndryshme rreth festës. Organizime ka në restoran “Delfin”, “Tivoli”, “Noel”, në kafeteritë “N’qosh”, “Ultra”, “Barcode” “Shend e Verë” dhe të tjerë…Sa për ironi këtë rradhë mungojnë afishet “Une jam musliman nuk festoj Shën Valentinin”.Shqipmedia

Komentet
Top