Loading...

Tetova e tetovarëve, vatra e grabitqarëve

enver-mustafa.jpg

Shkruan: Enver Mustafa

Tetova qyteti më i ndotur, qytet pa ajër qytet pa të ardhme, qytet pa jetë. Një qytet që njihet si ‘Kryeqyteti i Shqiptarëve” të Maqedonisë, i cili ze vendin e dytë për nga popullsia në Maqedoni, nuk ka asnjë fabrikë të hapur nga qeveria , një qytet pa ujë të pijshëm , qytet pa rrugë , qytet pa ndriçim , qytet pa kinema , qytet ku spitali është në gjëndje të mjerueshme, qytet pa aktivitete rinore , qytet ku nuk të jepet mundesia!

Eshtë për të ardhur keq kur shikon se si të rinjtë tetovarë përpiqen ta lenë këtë qytet , nje qytet ku nuk ndërtohet diçka dhe gjithcka shumëzohet me zero.

Ndotja e ajrit në Tetovë ka arritur në nivele alarmante. Instituti ndërkombëtar Numbeo e rendit Tetovën si vendbanimin më të ndotur në botë, prezenca e grimcave të dëmshme toksike PM10 në ajër shkon deri në 17 herë mbi masën e lejuar. Ndotësi më i madh llogaritet të jetë kombinati metalurgjik “Jugohrom” që ndodhet në hyrje të qytetit.

Gjithë këto probleme por kush jep llogari per këtë gjendje ku ndodhet qyteti jonë? Kush na i merr ato që ne si qytetarë i meritojmë ti kemi njësoj si cdo qytet tjeter, përfshirë dhe qytetet me popullsi më të vogël se qyteti i Tetovës, si: Velzi, Prilepi, Manastiri apo Ohri. Pse vallë këto qytete janë në rregull me gjithcka, pse ata kanë fabrika, pse këta janë një qytet ku funksionon gjithçka ashtu sic duhet, ku uji është i pijshëm, ku rrugët janë të rregulluara, ku ndriçimi i qytetit eshte ne cdo cep te qytetit , ku instuticonet ata i gëzojnë më së miri, ku rinia e tyre është në punë. Pse i gjithë ky buxhet shkon vetëm në vendet me popullsi maqedonase? Kush duhet të japë llogari për këto standarde të dyfishta? A mban dikush përgjegjësi për këtë kaos?

Tetovarët janë lodhur tepër, sidomos gjatë viteve të fundit, nga politika, situata e rëndë ekonomike, papunësia dhe problemet sociale, po ashtu dhe nga reformat, eksperimentet në sferën e arsimit, nga patriotizmi i rrejshëm dhe pritjet rraskapitëse për një fije drite në tunelin e pafund të tranzicionit. Askush sot nuk mund të jep përgjigje të saktë sa tetovarë i kanë lënë vatrat e veta dhe kanë ikur me gjithë familje, jo për jetë më të mirë dhe kërkim të lumturisë, por për mungesë perspektive dhe sigurim të ekzistencës, janë katandisur në katër anët e botës dhe sidomos në shtetet e Evropës Perëndimore.

Në këtë qytet, askush nuk mund të jep përgjigje të saktë, kur ka filluar lufta e fundit dhe kur ka mbaruar ajo, sepse vazhdimisht ndodhin vrasje, plaçkitje, dhunë dhe terror mbi popullatën e këtij qyteti, nga individë dhe grupe kriminele, por nuk ka munguar as dhuna nga institucionet e shtetit mbi kurrizin e qytetarëve të Tetovës.

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media