Loading...

Tetova përgaditet për Vitin e Ri – VIDEO

rsz_tetova-ne-dimer.jpg

Është në përfundim e sipër thirrja publike për vendosjen e pajisjes urbane – tezgat në sipërfaqen publike – shitje të suvenirëve dhe dekorimeve të Vitit të Ri në qytetin e Tetovës.

Sipas komunës së Tetovës shfrytëzimi i sipërfaqes publike të sheshit në Tetovë, për vendosjen e tezgave në sipërfaqen publike, ka të bëjë për periudhën nga 21.12.2018 deri 31.12.2018.

Më tej nga komuna e Tetovës njoftojnë se secili person mund të shfrytëzoj sipërfaqe publike nga 2,0 m2 me 10,00 den/m2 në ditë.Ndërkaq komuna e Tetovës për dekorimin e qytetit me rastin e festave të fundvitit ka ndarë rreth 20 mijë euro.

Përndryshe Komuna e Gostivarit sipas paralajmërimeve nuk do të organizojë pritje të vitit të ri për shkak të gjendjes financiare në të cilën ndodhet komuna.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media