Loading...

Tetovarët kërcënojnë: Hapeni rrugën 174 ose bojkotojmë zgjedhjet (FOTO)

174.jpg

Banorët e rrugës 174 në Tetovë që nga viti 2014 në vazhdimësi kërkojnë nga autoritet lokale dhe ato qëndrore që tu hapet një rrugë e rëndësishme e cika lidh disa rrugë dhe lagje të tjeray ndërsa afron edhe nxënësit me shkollën e parë më të afërt.

Kjo rrugo do të mundësonte jo vetem qarkullimin e lehtë të vetë banorëve, por edhe sigurinë e fëmijëve të cilët tani për të shkuar në shkollë duhet të kalojnë një rrugë të gjatë dhe të rrezikshme duke u përballur edhe me automjetet. Për këtë qëllim ata i janë drejtuar me një kërkesë zyrtare Komunës së Tetovës, por për pesë vite rradhazi kanë marë vetëm arsyetime dhe premtime boshe. Banorët të cilët i janë drejtuar redaksisë tonë thonë që ju ka plasur durimi dhe tani kanë vendosur të bojkotojnë zgjedhjet duke filluar nga ato presidenciale dhe të gjitha me rradhë.

“Ne i kemi votuar dhe i kemi zgjedhur të na udhëheqin dhe të na krijojnë kushte, me një fjalë të punojnë për ne. Për ne tani prioritet është kjo rrugë dhe nëse ata s’punojnë për ne atëherë pse ne duhet ti votojmë dhe ti zgjedhim në ato vende. Ne kemi vendosur që më të mos dalim në zgjedhje sepse nuk kemi asnjë motiv, ata na kanë gënjyer dhe dëshpëruar me premtime sot nesër”, thotë Afrim Rexhepi një nga iniciatorët e peticionit, banorë i rrugës 174 në Reçicë të Vogël të Tetovës shkruan Gazeta Lajm.

Ai shton se kërkesën e tyre e kanë mbështetur edhe banorët e rrugëve të tjera për rreth të cilët janë të interesuar për hapjen e rrugës së re, ndërsa poashtu ata kanë dhënë mbështetje edhe për vendimin për bojkot të zgjedhjeve. ” Edhe banorët e rrugëve tjera ku duhet të kalojë rruga që duam të hapet na kanë premtuar se janë të gatshëm t’i bojkotojnë zgjedhjet presidenciale dhe krejt zgjedhjet me rradhë”, shprehet Rexhepi. Ai thotë se banorët nuk pranojnë më premtime, por fillikisht kërkojnë të hapet rruga dhe më pas ata do të shfuqizojnë vendimin për bojkot të zgjedhjeve.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media