Loading...

Tetovari vjedh një taksi në Tiranë, arrestohet nga policia

rruga_e_barrikadave1.jpg

Një shtetas maqedonas pasi ka vjedhur taksinë tek rruga e “Barrikadave” në Tiranë, tentoi të largohej.

Policia u vu në ndjekje të tij duke e arrestuar Xhelal Rexhepi, 34 vjeç, banues në Tetovë dhe bërë bllokimin e automjetit.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 03:40 të datës 8 shkurt 2018.

“Pas njoftimit të marrë se ishte vjedhur një mjet TAXI, menjëherë Patrulla e Përgjithshme e policisë e Komisariatit nr 3, u vu në ndjekje të autorit, duke bërë bllokimin e automjetit si dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit të maqedonas Xhelal Rexhepi” informon policia e Tiranes.

Komentet
Top