Loading...

Tetovë: 25 vjeçari nga Bogovina ka “kasir” një 12 vjeçar

maxresdefault-3.jpg

38 vjeçari D.T nga Bogovina e Tetovës, dje rreth orës tetë të darkës ka denoncuar në Polici kushtëzimin ndaj djalit të tij që i ishte bërë nga bashkëfshatari i tyre, 25 vjeçari N.M.
I denoncuari, personi me incialet N.M dje rreth orës 19 e 4o minuta ka hyrë në lokalin e tyre afarist “AMD” dhe personit të mitur i ka kërkuar para, duke e kërcënuar që nëse nuk do t’i jepte para do t’i tregonte babait të tij se çka kishte bërë ai (nuk bëhet e ditur se çka ka bërë i mituri).
I mituri, nën kushtëzimin e tij i ka dhënë 3680 denarë, dhe pastaj e kishte njoftuar babain rreth rastit.
Por ky nuk ishte rasti i vetëm. 25 vjeçari në disa raste kishte vepruar njëjtë me djaloshin e mitur që nga muaj tetor i vitit të kaluar.
Duke e shfrytëzuar të njëjtën formë, 25 vjeçari i ka marrë të miturit rreth 30 mijë denarë.
Pas denoncimit, 25 vjeçari nga Bogovina ka rënë nën prangat e Policisë. Nga atje thonë që pas zbardhjes së plotë të rastit, do të inicohet fletparaqitje adekuate ndaj tij, njofton Flaka.

Komentet
Top