Loading...

Tetovë, aktivistët dhe mjekët debat në UEJL rreth ndotjes së ajrit – VIDEO

10797_722579697832508_7640166506993957780_nAktivistë të ekologjisë dhe mjekë nga Tetova ngritën sërish shqetësimet për ndotje e ajrit në këtë qytet. Në një debat që organizoi ‘Eco Guerila’dhe Parlamenti studentor i UEJL-së biologu Besnik Rexhepi tha se ndotja e ajrit në Tetovë, pos shëndetin e njeriut, dëmton rëndë edhe prodhimet bujqësore.

“Ne si ekolog shumë dekada më parë kemi filluar të monitorojmë cilësinë e ajrit, përmes të ashtuquajturve, bio indikator jetësorë siç janë likenet, kërpudhat algat pa i përjashtuar edhe bimët mjekësore me çka rezultoi se me shpeshtësi më të madhe bimët mjekësore përdoreshin edhe për problemet e sistemit respirator”, tha Besnik Rexhepi – Biolog.

Mjeku Arben Travari tha se rezultatet tek qytetarët, nga ndotja e ajrit do të shihen pas disa viteve. Ai madje tha se aktualisht është i madh edhe numri i të sëmurëve nga kanceri në Tetovë.

“Dëmtimet afat shkurte të ndotjes së ajrit nuk i ndjejmë aspak, pra pirja e duhanit apo ndotja në vende me tym , që të nesërmen shkaktojnë simptome akute, për të cilat paraqitemi te mjeku kurse këto në mënyrë kronike na shkaktojnë dëmtime të cilat nuk i ndjejmë por në afat gjatë do kenë reperkusione në popullatë, më së shumti tek të rinjtë fëmijët dhe te grat shtatzëna”, tha Arben Taravari, mjek.

Aktivisti Ramadan Ramadani tha se ndotja e ajrit në Tetovë mund të konsiderohet edhe si gjenocid.

“Kjo tribunë e ka qëllimin që të alarmohet niveli i lartë i ndotjes dhe helmimi direkt që tanimë mundë të karakterizohet edhe me terma si gjenocid apo edhe më rëndë, që ndodh në rajonin e Tetovës”, u shpreh Ramadan Ramadani, analist.

Organizatorët e tribunës, ‘Eco Guerila’ paralajmëruan protesta të reja që do të mbahen të shtunën me fillim në ora 13 edhe atë para fabrikës së Jugohromit.

“Ndotja vazhdon të jetë e lartë, edhe përkundër ditëve me shi, me çka ne të shtunën kemi thirr një protestë me një grup më të madh qytetarësh të cilët do i dërgojmë para fabrikës së Jugokromit, që ta shohin nga afër nivelin e ndotjes dhe çfarë ndikimi ka ajo tek mjedisi”, tha Arianit Xhaferi, Eco Guerilla.

Një muaj më parë, Qeveria vendosi për ti dhënë afat shtesë metalurgjikut tetovar Jugohrom, edhe 6 muaj të tjerë për përshtatje me standardet ekologjike.

Komentet

Leave a Reply

Top