Loading...

Tetovë, BMW-ja e përplas motoçikletën, një i lënduar

1-1253-750x430-1_1527501717-4710035.jpg

Në udhëkryqin në mes bul. e ,,Ilindenit,, me rrugën ,,166,, në Tetovë, më 27 maj rrethë ores 23.30 minuta, ka ndodhur aksident trafiku në të cilin pjesëmarës kanë qenë: vetura e tipit ,,BMW,, me targa të Tetovës, e drejtuar nga ana e 43 –vjeçares Xh.S nga fshati Sedllarcë e Epërme, dhe motoçikletë ,,Longija,, gjithashtu me targa të Tetovës, të cilën pa leje për vozitje e ka drejtuar 15-vjeçari nga Tetova.

Pas aksidentit, motoçiklisti dhe bashkëudhëtari i tij 15- vjeçar, me veturë tjetër janë dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, për dhënjen e ndihmës mjeksore.

Janë kryer hetimet në vendin e ngjarjes, dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit si dhe shkaqet dhe rrethanat në veçanti, se si ka ardhur deri te aksidenti.

Komentet
Top