Tetovë: Hyn të bleje mish, i’a vjedhin veturën

foto-nga-tetova-2013.jpg

Sot në mëngjes rreth orës 08:10 R.J (57) nga Tetova ka denoncuar në polici se një person i panjohur i’a ka vjedhur veturën “Toyota” me targa tetovare të cilën e ka patur të parkuar para tregut të gjelbërt afër një mishtorjeje, transmeton portali Shqipmedia.

Sipas tij, personi i panjohur ka hyrë në veturë dhe ka startuar veturën dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Dëmi konsiderohet rreth 6.600 euro.

Policia e Tetovës ka marrë masa për gjetjen e autorit.Shqipmedia

foto arkiv

Komentet
Loading...
Top