Loading...

Tetovë: I rikthehet buzëqeshja familjes Bilalli, për 48 orë, tubohen gjysma të hollave për banesë – VIDEO

bilalli.png

Herën e kaluar na pritën me lot në sy, ndërsa sot me përqafime e me buzëqeshje.

Kronika e TV21 për gjendjen e rëndë të familjes Bilalli nga Tetova, që u transmetua të martën, preku zemrat dhe ndërgjegjen e mija njerëzve në të gjithë rajonin, duke bërë që të njëjtit të zgjatin dorën e bamirësisë.

Zonja e shtëpisë Ylldije Bilalli, tregon se ndihmat kanë ardhur nga vendi, Kosova e Shqipëria, por edhe nga diaspora. Sipas saj, vetëm 48 orë pas publikimit të lajmit janë tubuar afër gjysmat e të hollave për të blerë një banesë.

“Prej asaj ditë që ju keni shpërnda incizimin kemi pas shumë ndihma. E falënderoj të gjithë popullin shqiptarë që na kanë ndihmuar, na kanë sjellë edhe ushqim edhe para kemi mbledhur. Banesën e kemi paguar rrymën e kemi paguar. I falënderoj të gjithë por juve më shumë. Edhe njëherë aq duhet të mblidhen që ta blejmë një banesë. Ja kjo banesa ku po jetojmë tani kushton 52 mijë euro”, u shpreh Ylldije Bilalli.

E Malësorja 11 vjeçe, tregon se pas ndihmave që morën, tani më nuk po ndjehet se dallon nga shoqëria.

“Sot jam ndje e barabartë me shoqet e mia se edhe unë tani i kamë bërë gati se gjysmat e gjërave që i kanë shoqet e mija dhe jam shumë e kënaqur, me këtë gjë”, tha Malsore Bilalli.

Ndërsa kryefamiljari Reshati ishte befasuar me ndihmat e shumta që kishin mbërritur në adresë të tyre. Ai i falënderoi të gjithë njerëzit zemërgjerë që kontribuuan, duke thënë se asnjëherë në jetë nuk kishte qenë më i gëzuar.

“I falënderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar, për së tepërmi i nderoj për besë. Nuk më ka ra rasti asnjëherë që në atë mënyrë të më ndihmojnë për këtë gjë jam hutuar nga gëzimi. Jam gëzuar për së tepërmi për atë që më erdh me ndihmën tuaj”, shtoi Reshat Bilalli.

Të enjten, frigoriferi i familjes Bilalli ishte mbushur plotë, krahasuar me të martën, kur TV21 vizitoi këtë familje.

Me ndihmën dhe zemërgjerësinë e të tjerëve, kjo familje tani po shfaqet e bindur se do t’ia del mbanë të ketë përfundimisht një kulm të vetin mbi kokë.

Komentet

Leave a Reply

Top