Loading...

Tetovë: Lëvizja Antibixhoz nis me protesta

levizja-antibixhoz-tetove.png

Në Tetovë Lëvizja Anti Bixhoz, ka ngritur edhe një herë zërin se qeveria duhet t’i marrë seriozisht kërkesat e tyre për dislokimin e lojërave të fatit nga institucionet publike dhe nga vendbanimet më së paku 3 km, dhe të njëjtat të përfshihen edhe me ligj. Sipas tyre Tetova, është e vërshuar nga kazinotë dhe bastoret. Ata kërkojnë që të ketë debat publikë, para se të votohet ligji për lojërat e fatit, në të kundërtën nuk do të pranojnë as një ligj që është në kundërshtim më kërkesat e tyre. Nesër është paralajmëruar edhe protesta kundër bastoreve sportive në fsh. Përshefc komuna e Tearcës. Ndërkohë Lëvizja Anti Bixhoz, ka bërë të ditur se ditën e premte në sheshin Ilira në ora 13.30 do të protestojnë, dhe kërkojnë përkrahje nga të gjithë pa dallim feje kombi dhe race, me qëllim që një herë e përgjithmonë ti themi Stop, kazinove bastoreve.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media