Tetovë, mungesa e parkingjeve rëndon komunikacionin – VIDEO

tetove-parking.png

Parkimi shumëkatësh në Tetovë aktualisht është lënë anësh si plan i shumpremtuar kurse komuna si zgjidhje për ngarkesën e lartë të komunikacionit premton parkime të tjera zonale dhe njëkahëzimin e rrugëve.

Komunikacioni mbetet një hall i madh i komunës dhe i qytetarëve. Plani jonë është zgjerimi i mëtejmë i zonës së parkingjeve që mendojmë se e ul frekuencën në pjesët qendrore të qytetit, kemi pasur dhe kemi takime pune me policinë për të arritur njëkahëzimin siç thatë dhe ju, si një prej zgjidhjeve dhe njëkohësisht janë ngritur edhe kontrollet e komunikacionit që mendojmë se në të ardhmen duhet të forcohen akoma më tepër- tha Teuta Arifi, kryetare e komunës.

Por, sipas ekspertëve të  komunikacionit, edhe po të ndodh shtimi i parkimeve zonale në pjesën e dytë bulevardit Ilindenit dhe  njëkahëzimi i disa rrugëve, kjo nuk paraqet zgjidhje. Sipas tyre, Sektori i Punëve të Brendshme nuk mban rendin mirëfilli që edhe ato rrugë që janë njëkahshe të respektohen nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion.

Nga organet kompetente kërkohet që ato të angazhohen ta zbatojnë atë, sepse neve e kemi bërë projektin dhe nëse nuk funksionon si i tillë, gjithsesi se do të ketë pasoja. Kur e bëmë atë projektin për rrugët njëkahëshe  edhe policia dha fjalën se gjoja do t`i zbatojnë ato se ato janë organe kompetente që duhet t’i bëjnë ato kontrolle dhe ato zbatime në terren – deklaroi Sulejman Rahimi, Ekspert i komunikacionit.

Edhe pse komuna e sheh si zgjidhje, zgjerimin e parkimit zonal në pjesën e dytë të kësaj rruge, rrugës së Ilindenit, megjithatë, në këtë rrugë mund të themi se ka 50 apo 100 vende shtesë të parkimit të cilat, edhe ashtu rezultojnë të jenë të zëna non-stop. Pra, sa kjo do mund të ndikonte në ato dhjetëra mijëra makina që frekuentojnë qytetin e Tetovës”.

Gjatë stinës së verës, në Tetovë, kur edhe kthehen mërgimtarët, numri i makinave që frekuentojnë rrugët kalon shifrën prej 40 mijë kurse qyteti ka vetëm 500 vendparkime.

Komentet
Loading...
Top