Një person është therur në thikë në Tetovë në rrugën e Shtipit.
Sipas raportit policor, G.M (37) dhe M.E (36) kanë pasur një zënkë verbale, me ç’rast, M.E. me thikë e ka goditur G.M dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
G.M ka marrë ndihmën mjekësore në Qendrën Medicinale në Tetovë, por për shkak seriozitetit të plagës, është dërguar për kurim në Klinikat e Shkupit.
SPB Tetovë ka njoftuar se po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.
foto ilustrim
Komentet