Tetovë: Planifikimi i mësimdhënies në arsimin e reformuar

29066538_1703201386440129_1417766612760526848_n.jpg

Brunilda Shingjergji Kuçi

Profesorët në Shkollën e Mesme Profesionale Komunale “Mosha Pijade” në Tetovë përgatiten për të filluar mësimdhënien me ndryshimet e reja.
Gjatë ditës së sotme u mbajt një trajnim, ku pedagogu i shkollës Xhevahir Neziri prezantoi në menyre te detajuar planifikimin ditor të mësimdhënies në arsimin e reformuar.
“Sepse dihet se krahas evoluimit të teknologjisë kanë evoluar dhe teoritë e mësimdhënie të cilat formojnë themelet e projektimit të procesit mësimor. Prandaj profesorët e kanë për detyrë të zhvillojnë qasje të reja ku të përshtasin këto metodologji për rritjen e rezultateve mësimore”, tha mes të tjerash pedagogu i shkollës Xhevahir Neziri para mesimdhënësve të kësaj shkolle.

Planifikimi është një proces i rëndësishëm i zbatimit të mësimit, i cili i krijon mundësinë profesorit të jetë i lirë në procesin e mësimdhënies. Por një planifikim sa më të mirë, mësimdhënësi duhet të ketë njohuri, por njëherit duhet edhe ti zbatojë me përpikmëri të gjitha kërkesat e këtij programi.
Rezultatet e të nxënit janë një themel i përbashkët për të gjithë profesorët. Mësuesit përzgjedhin vetë metodat dhe strategjitë më të përshtatshme, burimet e mundshme për t’u shfrytëzuar, llojet dhe mjetet e vlerësimit.
Pritet që në të ardhmen të mbahen të njëtja trajnime me qëllim që mësimdhënësit të informohen për më të rejat në arsim./Shqipmedia

Komentet
Loading...
Top