Loading...

Tetovë: Pronari i shtëpisë kap hajdutët në oborr por e pëson keq

foto-nga-tetova-2013.jpg

Mbrëmë në ora 21:00 në Policinë e Tetovës M.C (56) ka denoncuar vjedhje me dhunë nga persona të panjohur në shtëpinë e tij.
Sipas denoncuesit në periudhën mes orës 18:00 – 20.30 kur M.C është kthyer në shtëpi në obor ka hasur një person me pistoletë në dorë. Ai ka pyetur se cfarë bën aty ndërsa ai i ka thënë që mos lëviz se do ta vrasë. Pas pak nga shtëpia ka dalë një person tjetër i panjohur me maskë dhe e ka goditur M.C në kokë dhe të dy hajdutët kanë ikur në drejtim të panjohur, transmeton portali Shqipmedia.

Policia ka ardhë në vendngjarje dhe ka kryer hetime dhe ka konstatur se në dhomën e fjetjes hajdutët kanë kërkuar gjësende me vlerë mirëpo nuk kanë arritur të vjedhin pasi pronari ka ardhur papritmas në shtëpi.
Polica ka marrë masa për zbardhjen e rastit.Shqipmedia

Komentet
Top