Loading...

Tetovë: Rishikohen planet urbanistike – VIDEO

tetova.jpg

Duket se autoritetet lokale në Tetovë më në fund kanë vendosur të merren edhe me çështje që kanë të bëjnë me urbanizmin. Në fakt, sektori i urbanizmit në këtë komunë ka bërë të ditur se do të marrë në shqyrtime dhe nismat e grupeve të interesit për përpunimin e planeve urbanistike. Palët e interesuara këtë mund ta bëjnë deri në fund të muajit.
Të interesuarit, iniciativat e tyre duhet t’i dorëzojnë në formë të shkruar nëpërmjet arkivit të Sektorit të Urbanizmit dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor në Komunën e Tetovës ose në formë elektronike – tha në takimin me gazetarë, Nexhati Zulbeari, udheheqes i dikasterit të urbanizmit në Komunë.

Në konferencën e sotme të shtypit, Zulbeari, ka sqaruar se shpenzimet për ngritjen e iniciativave, me mbështetje të dokumentuar, duhet të sigurohen nga parashtruesit e nismave eventuale.
Ndërkaq, ata të cilët nuk mund t’i dorëzojnë iniciativat e tyre deri në fund të shtatorit, do të kenë mundësi që këtë ta bëjnë në tremujorin e parë të vitit 2016.

Zulbeari gjithashtu ka folur edhe për procesin e filluar të legalizimit të objekteve të ngritura në mënyrë të jashtëligjshme.
Jozyrtarisht mësohet se në Komunën e Tetovës numri i objekteve që presin të legalizohen arrin në disa mijëra.

Komentet

Leave a Reply

Top