Tetovë: Rrahet keq një qytetar në lagjen “Teqe”

21078666_1115498761918206_7118743072182313175_n.jpg

Dje rreth orë 16:30 në stacionin policor të Tetovës A.S (29) ka denoncuar sulm fizik ndaj tij kryer me 10 tetor. Ai i ka thënë policisë se me 10 tetor rreth orës 20:15 në rrugën Lubotenska është ndalur një veturë xhip në të cilën janë gjendur Xh.S, B.I dhe S.N nga Tetova. Pasi ka dalë nga vetura Xh.S ka filluar të ofendojë A.S dhe ka filluar sulmin fizik ndaj tij dhe sulmit i janë bashkangjitur edhe dy shokët që kanë qenë në veturë B.I dhe S.N.

A.S ka marrë lëndime të rënda trupore ndërsa policia ka marë masa për zbardhjen e rastit.Shqipmedia

Komentet
Top