Loading...

Tetovë, shkelen afatet për ndërtimin e Qendrës së Kulturës

Pallati-i-Kultures.jpg

Skele, punëtorë dhe një objekt i cili ende është në fazën e karabinasë. Edhe pas katër viteve nga fillimit i ndërtimit, Qendra Kulturore në Tetovë ende nuk është gati. Punëtorët punojnë në pjesën e jashtme të fasadës. Paralajmërimet dhe premtimet këtë verë pas vizitës së Ministri të Kulturës Asaf Ademi ishin se pjesa e jashtme e institucionit multifunksional që në një vend duhet të ofrojë,  teatër, kinema dhe bibliotekë do të jetë gati deri në Vitin e Ri.

“Përfundimi i punimeve ndërtimore ose karabina e Qendrës për Kulturë këtu në Tetovë, sipas udhëheqësisë aktuale duhet të përfundojë më së paku për gjashtë muaj. Njëzet e gjashtë milionë euro të nevojshme për rinovimin e brendshëm të objektit do të paguhen në tre vitet e ardhshme”.

Ndërtimi i ndërtesës në qendër të Tetovës deri më tani ka kushtuar 13.5 milion euro. Por kjo është vetëm faza e parë e projektit. Duke filluar me pjesën e dytë dhe duke shpallur një tender të ri për rregullimin e brendshëm, çmimi eventualisht do të arrijë pothuajse 40 milionë euro.

Arslani është U.D drejtor vetëm dhjetë ditë. Ai e pasoi Haki Fazliun i cili u shkarkua nga Ministri i Kulturës pasi i kishte përfunduar mandati. Arslan pohon se nuk është i njoftuar me detaje konkrete. Ai nuk mund të përgjigjej nëse të gjithë dokumentacionin për ndërtimin e teatrit dhe bibliotekës në Tetovë e ka kontrolluar policia financiare.

Ministri i Kulturës Asaf Ademi njoftoi se për vitin e ardhshëm, nga buxheti i ministrisë për këtë objekt janë paraparë 100 milionë denarë, për të përfunduar fazën e parë. Për rregullimin e brendshëm të Qendrës Kulturore në Tetovë do të presin një projekt nga kompania “Megaron Engineering”, e cila për 79 mijë euro duhet të dizajnojë brendësinë. Ndërtesën deri në karabinë e ndërton kompania “Urban Plan Construction” nga Tetova.

Komentet
Top