Loading...

Tetovës i shtohet edhe një magjistër shkence-FOTO

sem3.jpg

Sot në Universitetin e Tetovës, konkretisht ne fakultetin Ekonomik, drejtimi Marketing dhe Menaxhment, kandidatit Semir Jashari iu dha titulli Magjistër shkence në lëminë e Marketingut dhe Menaxhmentit. Semir Jashari mbrojti tezën e magjistraturës me hulumtimin shkencor të titulluar ” Ndikimi i strategjive të marketingut në cilësinë e shërbimeve në telekomunikacionin e Republikës së Maqedonisë”. Ky hulumtim ngërthen në vete një tematikë mjaft aktuale nga shkaku se shërbimet e telekomunikacionit janë nga të paktat shërbime të cilat përfshijnë pothuajse të gjitha grupmoshat e popullatës, duke filluar nga më të rrinjtë e deri tek mosha e shtyrë.

Vlen të ceket se Semir Jashari tani më i punësuar në administratën e Universitetit të Tetovës, kohë më parë ka qenë në rradhët e punonjësve te një prej kompanive më të mëdha të telekomunikacionit në tregun e RM, kompanisë One/Vip./ShqipMedia

 

 

Komentet
Top