Teuta Arifi: Argumenti do të triumfojë mbi shpifjen, dija mbi injorancën

thumbnail_DSC_5192-1.jpg

DREJTË HARKUT TË TRIUMFIT

Nuk ka sallë sportive as shesh që mund të tubojë maqinerinë e Bashkimit Demokratik për Integrim. Strukturë e cila trashëgon luftën e lavdishme të UÇK-së, maqineri fitoresh e cila është shembull në rajon,
Fuqi e cila për 15 vite i’u ka bërë ballë të gjitha fortunave, kur përballë ka pasur edhe plumbat, e gjithë kjo si rezultat se populli shqiptarë ka qëndruar pas nesh.

I falenderoj të gjithë aktivistët të cilët elektrizuan atmosferën. I falenderoj të gjithë miqtë, dashamirët të gjithë popullin Tetovarë që na mbështeti pa rezervë, u jemi borxh tërë jetën. Do të qeverisim me forcën e shembullit. Detyra është e jona, pushteti është i popullit.

Çdo fitore fillon me një betim:
Betohemi për luftën e drejtë të pa kompromis, të cilën e ka merituar dhe e meriton çdo qytet dhe çdo ideal.
Sot betohemi për drejtësine, drejtësine e cila i duhet gjithëkujt
Sot betohemi për rrespektin ndaj qyetarit tonë

Betohemi për ardhëmrinë e qytetit tonë.

Sot pas 4 vitesh dalim ballë hapur në fushe të mejdanit, sepse për tu bërë mejdanxhi dhe për te dal në fushë të mejdanit, duhet të kishe qenë I drejtë në qeverisjen tënde, dhe të kishe qenë aty edhe në ditët e mira por edhe në ditët e vështira krah për krah me qytetarin tend.

Tetova nuk është pak e shumë qytet

Është Tetova, e Abdurahman Pashës, është Tetova e flamurit shqiptarë i vitit 1968, është Tetova e dy Universiteteve.
Mbi të gjitha ështe Tetova e luftës së madhe çlirimtare, dinjitoze të cilën e udhëhoqi pikërisht Lideri ynë Komandanti suprem i UÇK-së Ali Ahmeti.
Luftë e cila e ndëroj gjeografinë politike të këtij shteti.

Ne punuam për ta ndërtuar Tetovën nga themelet.
Por ja që vëllezër e motra, na kanë dalë disa kundërshtarë që thonë se shtëpitë ndërtohen nga kulmi.
Atyne që thonë se shtëpitë ndërtohen prëj kulmit dëshiroj të ju them:

Në këtë zgjedhje përballen dy oferta:

•Argumenti dhe Iluzioni
•Faktet dhe Shpifja

Të nderuar, kurrë në historinë e njerëzimit nuk ka mundur që mbi argumentin dhe të vërtetën të triumfojë gënjeshtra dhe iluzioni. Sepse në Tetovë dhe askund tek shqiptarët, mund të kalojnë disa tregime por gënjeshtra nuk kalon.

Faktet tona janë si drita e diellit:

•TETOVA pa DEPONI
•TETOVA pa JUGOHROM
•TETOVA me UJËSJELLËS
•TETOVA me 20 kilometra rrugë
• Shteti ynë me qeveri reformatore që është rezultat i politikave të mençura të Bashkimit Demokratik për Integrim

Në mandatin që vjen, gjithësesi se do angazhohemi për realizim e projektit që fituam nga fondet IPA 33 milion eurosh për trajtimin e ujrave të zeza.
Do të angazhohemi për gazifikimin e qytetit
Për sheshin e ri “ILIRIA”.

E vetmja fitore që nuk të shkakton dhimbje është fitorja mbi injorancën.

Kjo le të jetë fitorja e Tetovarëve, mbi fjalët boshe, fitore politike e progresit mbi pa dijen.
Fitore e Bashkimit Demokratik për Integrim mbi arrogancën e të gjithë atyre politkanushëve të vegjël, që mendojnë se politika është shetitore ku mund të shëtiten dhe në të njejtën kohë të jetë mexhelis i fjalëve boshe.
Ky është dallimi që ne e bëjmë ne të nderuar.

Ti japim forcë arsyes dhe argumentit me “15 TETOR”

PËR TETOVËN QË DUAM, SEPSE NDRYSHIMI VAZHDON ME NE….

ZOTI E BEKOFTË Bashkimin Demokratik për Integrim
ZOTI E BEKOFTË TETOVËN DHE TETOVARËT
ZOTI E BEKOFTË SHQIPTARINË DHE SHQIPTARËT

FITORE!

Komentet
Top