Loading...

Thaçi: Fitorja e PDSH-së është shumë afër – VIDEO

1.gif

Në një atmosferë impozante Rinia Demokratike Shqiptare dje në Pallatin e Kulturës në Tetovë mbajti konferencën e 12-të me radhë, ku pjesëmarrës ishin strukturat e larta të PDSH-së në krye me Kryetarin e partisë, z.Menduh Thaçi. Në sallën e stërmbushur, rinia i dha përkrahje të fuqishme PDSH-së dhe kërkesave të saja që synojnë avancimin e statusit të shqiptarëve në Maqedoni, me çka tregoi se është e gatshme të çojë përpara këto procese.

Organizimin e konferencës e paraprinë takime me gjitha degët dhe nëndegët e RDSH-së, ku me një angazhim të plotë dhe me një interesim të madh të të rinjve RDSH arriti një rritje të madhe të numrit të anëtarëve të rinj, gjë që e dëshmoi edhe atmosfera në këtë konferencë duke i tejkaluar kapacitetet e sallës në Tetovë. Krahas këtij organizimi dhe falë hapësirës që i jep rinisë Kryetari i Partisë, z.Menduh Thaçi, RDSH është e përfaqësuar nëpër gjitha strukturat e larta partiake, edhe atë me 11 anëtarë në Kuvend Qendror, me 2 anëtarë në Kryesi Qendrore dhe me 107 delegat kongresi. Gjithashtu në kuadër të RDSH-së funksionojnë 26 degë me gjithsej 312 nëndegë.

Rininë Demokratike Shqiptare e nderoi me prezencën e tij edhe Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi, i cili gjithmonë e ka vlerësuar forcën e rinisë për çuarjen përpara të proceseve demokratike. Në fjalimin e tij, Kryetari i PDSH-së të rinjve iu drejtua me mesazhe të fuqishme:

“Unë kam besim të plotë se të gjithë ata të cilët kanë menduar se lehtësisht mund ta shpartallojnë dhe asgjësojnë PDSH-në, sot do të tmerrohen nga kjo strukturë e disiplinuar, mos të them ushtarake të cilën e ka vetëm PDSH-ja, e vetmja parti e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni. Porosia thelbësore dhe esenciale të nderuar prezent, mysafir dhe të dashur të rinj është se PDSH-ja lufton gjithmonë për të vërtetën, e lufton mashtrimin, lufton për vete e për shqiptarët dhe nuk lufton kundër askujt, megjithatë në momente të rënda dhe të vështira kur hiena të ndryshme që gjithmonë kanë qenë historikisht kundër shqiptarëve dhe kundër të drejtave të tyre, kur marrin përgjigje të forta thuan se këto janë shumë të ashpër, por ne jemi të drejtë, nuk jemi të ashpër.

Të dashur të rinj unë do flas me një fjalor që jam plotësisht i bindur dhe i sigurt që ju e kuptoni, të gjitha sondazhet e organizatave ndërkombëtare tregojnë se PDSH-ja ka mbi 83% mbështetje të të rinjve shqiptarë. Megjithatë të gjithë së bashku duhet të punojmë që edhe gjeneratat e vjetra ti bindim në këtë rrugë të vërtetë, nga hallet dhe vështirësitë, nga mashtrimet kapitale-historike që u ndodhin, siç ishte ky mashtrimi i fundit 13 vite. Disa herë vijnë me lajthitje, më tha xhaxha i cili ishte mbi 70 vite në një takim: kryetar, maqedonasit janë duke na tregu rrugën e vërtetë, por ne nuk shkojmë andej. I thash gabim mixhë, maqedonasit na e kanë tregu rrugën edhe në 1945, edhe në 1968, edhe në 1981, por edhe në 2001, një plak tjetër që ishte aty tha edhe në 1999 kur Gligorovi na e tregoi rrugën me korridorin për kosovarët që ti hedhim në det. Rruga e vërtetë e shqiptarëve është rruga e Partisë Demokratike Shqiptare. Ne nuk kemi asgjë kundër, as personalisht kundër z. Ahmeti apo kundër BDI-së, megjithatë të vërtetat duhet ti themi hapur dhe drejtë. A ka më keq se të dalin para shqiptarëve prapë dhe të thonë ‘’fillojmë’’, 13 vite pushtet, 13 vjet dështime dhe prapë ‘’fillon’’. Jo, jo, “Beteja vazhdon”, beteja vazhdon nga ana e PDSH-së për ta kryer misionin historik që shqiptarët autokton duhet ti kenë të drejtat kolektive të njëjta siç i kanë të tjerët. Ne nuk mund të pranojmë që ata të cilët 13 vite patën vetëm dështime, mungesë totale të rezultateve ti lejojmë që prapë edhe një herë para shqiptarëve me mekanizma të mashtrimit, të klientelës, dhe të blerjes e të manipulimit të ri-legjitimojnë veten. Unë nuk mund ta toleroj të pa vërtetën që e thotë z.Ahmeti se Shkupi 2014 e kanë trashëguar nga PDSH-ja, është tërësisht e pavërtetë, në asnjë buxhet të vitit 2006 dhe 2007 nuk ka asnjë cent për Shkupin 2014, prej vitit 2006-2008 nuk ka asnjë gozhdë dhe asnjë tullë për Projektin Shkupi 2014. A thua vallë nuk do të ishte më korrekte nga z.Ahmeti që të pranojë se postin dhe shumë poste të krye-shefave të policisë, po e marr shembull Tetovën – shqiptari e ka trashëgim nga PDSH-ja, drejtorin e spitalit, shqiptari e ka trashëgim nga PDSH-ja drejtorin e Pallatit të Kulturës, shqiptari e ka trashëgim nga PDSH-ja, megjithatë e vërteta është kjo, e them hapur dhe publikisht, ne ndoshta njëri-tjetrin mundohemi ta gënjejmë, por nuk mund ta gënjejmë popullin. Sot Tetova ka më pak 4 vende drejtuesish shqiptar se sa në vitin 2000 dhe 2001. A mund ne të lejojmë që të mos polemizojmë me këtë mashtrim kapital të madh, a thanë ata në kuadër të kësaj marrëveshje që u bë mes 4 forcave politike se ata kanë arritur që të gjitha telashet dhe problemet dhe kërkesat për të drejtat e shqiptarëve ti vendosin në kuadër të marrëveshjes së re, kjo bën faktike atë që po them deri tash 13 vjet dështime, 13 vjet rezultati 0. Nëse Marrëveshja e Ohrit pas 13 viteve futet në kuadër të inspekcionit ndërkombëtar për mos implementim si mund atëherë ti karakterizojmë deklaratat e drejtuesit të oponencës tonë politike dhe funksionarëve tjerë se para shumë viteve Marrëveshja e Ohrit 95% është realizuar, vetëm politikë e pavërtetë. Si mund ne ti analizojmë gjërat të cilat flasin hapur se ka dështim në çdo segment të jetës, si është gjendja e shqiptarëve në infrastrukturë, kanalizime dhe

ujësjellës, në ambiente publike, në çerdhe 0 dhe minus 0, si është gjendja e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe 0 dhe minus 0, si është gjendja e përdorimit të simbolit kombëtar të flamurit nacional të shqiptarëve e nënçmuar dhe e përçmuar, si është gjendja e pasurisë personale, aspekti ekonomik dhe social i shqiptarëve krahas me vitet e pushtetit të PDSH-së, në gjendje të mjerueshme. Kjo oponencë politike e cila ka 13 vite dështim të madh politik meriton një ndëshkim të fuqishëm të shqiptarëve të Maqedonisë në zgjedhjet e ardhshme, në zgjedhjet e prillit. Ne që jemi të bindur në këtë rrugë do tu bëjmë apel të gjithë të tjerëve se po artën ata që edhe një herë te legjitimohen fatkeqësia do të jetë e dyfishtë, fatkeqësia do të jetë e dyfishtë për shkak se huxhumi i maqedonasve do të jetë edhe më i madh dhe fjalori që do të përdoret nga ana e përfaqësive diplomatike dhe bashkësisë ndërkombëtare, aleatëve tonë të vërtetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Unionit Evropian do të jetë se ju vet po i legjitimoni këta struktura të cilat pajtohen me këtë gjendje në të cilën janë shqiptarët. Unë kam besim të plotë që me angazhimin tuaj, të një elitë strukturore e Partisë Demokratike Shqiptare ne do ja arrijmë që të dalim fitim plotë, për shkak se fitim plotë nënkupton se fitorja e PDSH-së është fitore për të gjithë shqiptarët që jetojnë këtu.

Pak të diskutojmë edhe në aspektin e politikës dhe rrugës drejtë të cilën duhet ta përdorin shqiptarët, po e përsëris edhe një herë që nuk vlen për ju të rinjtë, po për gjeneratat tjera. Nuk është fatale për shqiptarët pse BDI-ja qenka në pushtet, të gjithë e dimë dhe e vërtetojmë se është nën kontroll të plotë të partisë maqedonase VMRO-DPMN-së, ka interesa, ka ndarje të interesave të kuadrove, kanë interesa të biznesit, e kështu me radhë, por fatale do të jetë nëse opozita shqiptare hynë në kontrollin e plotë të opozitës maqedonase, këtë e dëshirojnë të gjithë maqedonasit, kjo nuk do të ndodhë asnjëherë. Ka shqiptarë edhe grupe të organizuara politike të cilët kanë pranuar që të futen nën kontrollin e opozitës maqedonase, neve nuk na pengon ajo, le të flasin për të drejtat qytetare të qytetarëve të Maqedonisë, për përcaktime programore të opozitës maqedonase. PDSH-ja si e vetmja opozitë etnike asnjëherë nuk do të hyjë nën çadrën dhe ombrellën e idesë së opozitës maqedonase. Të dashur të rinj kjo duket shumë e lehtë kur e themi tash, por historia ka treguar se kjo është shumë e rëndë dhe mund të jetë fatale për shkak se të gjithë ata gjyshër dhe stërgjyshër tonë të cilët kanë dhënë kontribut në luftën kundër fashizmit janë mashtruar pikërisht nga kjo ide, proletarë të gjithë vendeve të bashkoheni. Jo, fillimisht shqiptarët ti realizojnë të drejtat e tyre kolektive, e para-vendim marrja në institucione të shtetit të jetë me konsensus të plotë dhe e dyta diskriminimi ekonomik i shqiptarëve të ndalohet dhe të ndërpritet me ligj dhe kushtetutë, atëherë mund të flasim për të drejtat qytetare të barabarta. Jo vetëm unë, jo vetëm kryetari i ndjerë z.Arbër Xhaferi, por ka me qindra mijëra dhe me qindra mija djem e vajza që nuk do ta lejojnë këtë film që të luhet edhe një herë. Ishte filmi fatal i vitit 1945 ku mbi gjysma e kombit ngeli nën okupacionin e sllavëve dhe jugosllavëve, historia lëvizi pozitivisht dhe duke falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-s dhe Unionit Evropian, normalisht edhe rezistencës së armatosur dhe rezistencës aktive politike të kosovarëve, shqiptarëve të Kosovës, Kosova është një vend i lirë dhe Kosova është një shtet i fuqishëm. Ne shkojmë drejt asaj që shqiptarët e Maqedonisë të jenë tërësisht të barabartë dhe vendimmarrës në Maqedoni. Është e kotë investime të tepruara, miliona që harxhohen për ta thyer këtë ide se nuk duhet të kemi kërkesa etnike, kjo derisa është dhe gjithmonë do të jetë PDSH-ja faktori kryesor politik i shqiptarëve të Maqedonisë nuk do të ndodhë. Apeli im është që të vazhdojmë me këtë mënyrë të komunikimit publik sido që ta ketë emrin ai, mund të jetë z.Ali Ahmeti, mund të jenë njerëz të BDI-së dhe duhet tu themi hapur tashmë keni ngelur të “pa ngacmuar” nga ne në pushtet 13 vite, e thash të pa ngacmuar sepse duhet me i marr pushkët dhe ti rrëzojmë siç bënë ata, por ne nuk e bëjmë këtë, por tash duhet të uleni përballë nesh dhe të flitni se cilin rezultat mund ta numëroni para nesh. Keni një dështim total dhe një mungesë totale të rezultateve, zërave të brendshëm, por edhe të jashtëm të cilët flasin për mundësinë e reformimit të BDI-së dhe të z. Ahmeti duhet të përgjigjemi me logjikë të saktë politike, se reformimi i vërtetë ndodh atëherë kur ata të kalojnë në opozitë, pastaj do të kenë shumë kohë që të reformohen. Ka edhe shumë çështje të tjera që mund tu flas me bindje të plotë se ju i kuptoni të gjitha gjërat dhe unë ju jap vetëm një shtytje për këtë rrugë të drejtë që e kemi. U thërras dhe u apeloj të kemi një angazhim maksimal, kemi edhe 5 muaj para vetes dhe nga përvoja tashmë 23 vjeçare që kam u them mundohuni deri në fund, se fitorja është shumë afër. Suksese, faleminderit”!

Komentet

Leave a Reply

Top