Loading...

Thaçi tubim me qytetarët e Çairit

13.jpg

Qytetarë të shumtë të nëndegës “Vëllazërim Bashkimi” në degën e Çairit të enjten në mbrëmje pritën me respekt të veçantë kryetarin e PDSH-së, i cili nga numri i shumtë i pjesëmarrësve qëndroi për më tepër se një orë në lagjen Seravë.

Thaçi ka folur se PDSH është kategorikisht kundër stemës së propozuar dhe kërkon tërheqjen e saj në mënyrë urgjente, sepse ajo nuk përfaqëson asnjë shqiptarë, përveç atyre të BDI-së, siç ka thënë ai. Nga ana tjetër, ai ka folur edhe për diskriminimin e vazhdueshëm në çdo sferë institucionale dhe shoqërore, problemet e fundit me nxitjen e tensioneve që kanë për qëllim skenare politike të pushtetit dhe tema të tjera.

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi nesër ( e shtunë) do të realizojë takime informative me qytetarët e Ladorishtit dhe të Koroshishtës të Strugës./Shqipmedia

23

Komentet

Leave a Reply

Top