The Guardian: Rilindja e verës shqiptare

0-107.jpg

Vendi i vetëm ku mund të pini një gotë ”Ceruja” të ftohtë është te ferma Uka, një vreshtari dhe restorant biodinamik në afërsi të aeroportit të Tiranës.

Vreshtat e pazakonta u kacavirren manave në afërsi të bregut të lumit të Ulzës, në veri të Shqipërisë, dhe vilet vetëm njëherë në disa vjet.

Shqipëria mund të mos jetë e njohur për verën, por kjo po ndryshon dalëngadalë, pasi prodhues vere të tillë si Flori Uka, i cili blen të gjithë sasinë e vjelë të rrushit çelek (ceruja), filluan të bënin emër në këtë fushë.

Vendi pranë Adriatikut ishte pothuajse i paarritshëm për të huajt deri në vitin 1991 dhe kooperativat e detyrueshme nga shteti (që prej 1950) prodhonin vetëm dy lloje verërash, të kuqe dhe të bardhë, shkruan KP.

Sot, vendi po sheh një rilindje të vreshtave të shumta dhe të rreth 30 punishteve të verës.

Nën hijen e kështjellës së Beratit, e ngjashme me atë të Disneyit dhe e listuar në UNESCO, Muharrem Çobo po rrit rrush të rrallë shqiptar që prej vitit 1994.

Pavarësisht se ishin prodhues të vjetër vere, paraardhësit e Çobos u ndaluan të bënin verë gjatë epokës komuniste, ndërkohë që ai po fitonte kohën e humbur duke eksperimentuar me disa “mikro-fermentime” prej 100 shishesh çdo vit.

Nga një vresht i vetëm, Çobo ka rilindur Pulsin e Bardhë, një tjetër lloj rrushi kacavjerrës.

Ai ka shijen e fortë të agrumeve dhe kombinohet mirë me ullinjtë autoktonë të Beratit, të cilët ai i shërben gjatë degustimeve të verës në qilar.

Pas marrjes së mostrave të rozesë së tij 12-ditëshe të gazuar, hapim një shishe “Shendeverë”, një verë shpërthyese në shije, e fermuentuar në shishe njësoj si shampanja, që është më e mirë se çdo gjë që kam shijuar.

Megjithatë ende këtu ekziston problemi i markës.

”Kur e kam dërguar verën e fermës Uka në restorantet e qytetit më thonin se ”ah, është prodhim shqiptar, e blej vetëm dy euro për shishen”.

”Çdo vit Shqipëria prodhon vetëm një milion shishe vere për një vend me tre milionë banorë, ndërkohë që importojmë 50 milionë euro verë italiane”, thotë Flori Uka.

Por, me këtë gjeneratë të re të prodhuesve të verës, kjo mund të mos vazhdojë gjatë.

Komentet
Top