Loading...

“The Sun” e bën të kryer kalimin e dyshes “angleze” te Reali

skysports-zinedine-zidane-florentino-perez-real-madrid-champions-league_3970236.jpg

“The Sun” shkruan në numrin e sotëm edhe për merkaton e Realit, që duket se është e lidhur ngushtë me futbollistët e kampionatit anglez. Madje, prestigjiozja britanike e bën të sigurt kalimin në Spanjë të dy futbollistëve të kërkuar nga trajneri Zidan.

Nuk janë emra të rinj. Bëhet fjalë për Eden Hazard dhe Pol Pogba. Për të parin bisedimet me Çelsin vazhdojnë dhe një ofertë prej 95 milionë eurosh ndodhet tashmë në zyrat e klubi londinez. Sipas tabloidit anglez, marrëveshja mund të mbyllet për shifrën e 105 milionëve.

Ndryshon puna për sa i takon mesfushorit francez, Pol Pogba. Vlerësimi i trajnerit Zidan për mesfushorin është i ditur, por nuk është se gjithçka është në dorën e tyre për transferimin. Ideja e drejtuesve të Realit është që të presin fundin e kampionatit në Angli për të kuptuar, nëse Mançester Junajtid do të arrijë të zërë një vend në Champions.

Në fund të kampionatit madrilenët do ta kenë situatën më të qartë dhe do të bëjnë ofertën zyrtare. Sidoqoftë, për “The Sun”, Eden Hazard dhe Pol Pogba do të veshin fanellën e Realit sezonin e ardhshëm.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media