Themeluesi i WikiLeaks: mungesa e higjienës personale po nxit stafin ta largojë nga ambasada e Ekuadorit

asanxh.jpg

Stafi i Ambasadës së Ekuadorit është lodhur nga themeluesi WikiLeaks, Julian Assange dhe kjo, jo për ndonjë arsye të bujshme, por për shkak se nuk kujdeset për higjenën e tij personale. Madje, ka zëra që thonë se mungesa e pastërtisë personale, ndër të tjera, nxiti përpjekjet e fundit të Ekuadorit për t’i dhënë fund qëndrimit të tij pesëvjeçar në Ambasadën e Knightsbridge. Kjo e dhënë bëhet e ditur në raportimet e “International Business Times”.

“Duket se ai nuk lahet asnjëherë”, tha një burim për agjencinë e lajmeve, duke vënë në dukje se çështja ka nxitur ankesa të përsëritura nga stafi i ambasadës. Por, kjo nuk është hera e parë që njerëzit rreth Assange janë ankuar rreth higjenës së tij.

“Julian ha gjithçka me duar dhe gjithmonë i fshin gishtat në pantallona. Kurrë në jetën time nuk kam parë panatallona më të yndyrshme se të tijat”, tha një nga ndihmësit e tij më të afërt, Daniel Domscheit-Berg.

Themeluesi i WikiLeaks u bë një qytetar ekuadoras muajin e kaluar, njoftoi ministri i jashtëm i vendit, në një përpjekje për të zgjidhur ngërçin diplomatik të krijuar nga prania e Assange. Ai ndodhet në Ambasadën e Ekuadorit që në vitin 2012 për t’i shpëtuar ekstradimit në Suedi mbi akuzat për përdhunim dhe sulme seksuale.

Komentet
Top