Thinjat, përse na trembin gjithmonë?

0-2.jpeg

Me kalimin e viteve flokët humbasin ngjyrën e tyre natyrale dhe fillojnë e dalin thinjat. Nëse kjo ide na tmerron, duhet të dimë që ky është një fenomen me të cilin do të përballemi të gjithë, kush më herët e kush më vonë.

Një nga pyetjet më të shpeshta është se çfarë duhet bërë kur shohim thinjat e para në flokë?

Dhe përgjigjja është fare e thjeshtë. Asgjë dhe pse ky moment nuk është aspak i lehtë dhe i këndshëm për t’u përballuar. Sigurisht që te disa flokët e parë të bardhë shfaqen më shpejt krahasuar me të tjerët, por në çdo rast, është më mirë t’i pranosh e të përshtatesh, sesa ta shndërrosh këtë në një dramë.

Kur ndodh kjo

Mosha mesatare për shfaqjen e flokëve të parë të bardhë është 34 vjeç. Megjithatë ky proces mund të nisë edhe më herët.

Lyerje apo jo?

Mund të vendosësh t’i pranosh flokët e tu të bardhë, pavarësisht nga mosha që ke, duke luajtur pak me ngjyrat që të shkojnë më shumë. Por nëse niset ky proces, ai duhet bërë vazhdimisht, për një kohë të papërcaktuar. Ka edhe gra që zgjedhin t’i mbajnë flokët ashtu natyralë pa i lyer, duke e pranuar me lehtësi këtë ndryshim. Ekspertët këshillojnë që në këtë kohë vëmendja të mos përqendrohet vetëm te flokët, por edhe tek aksesorët, te syzet dhe mbi të gjitha te stili i tyre.

Mundësitë më të mira për lyrje

Për biondet dhe kuqet: jeni me fat, sepse shfaqja e flokëve të bardhë nuk dallohet lehtë, duke u ngatërruar lehtësisht me ata natyralë e duke të lënë kohë të mjaftueshme për të vendosur se çfarë duhet bërë. Lyrja e flokëve me thinja shpesh është pak e vështirë për t’u kryer në kushtet e shtëpisë, sepse thinjat janë më të forta se flokët e tjerë. Kështu, nëse rreth 20-30 për qind e flokut tënd është e mbuluar nga thinjat, shampot ngjyrosëse mund ta zgjidhin lehtësisht këtë problem, por nëse flokët e bardhë janë më shumë, do të kesh nevojë për ndihmën e një parukeri.

Ndryshe ndodh me brunet. Nuk ekziston asgjë më e mirë sesa lyerja e flokëve për të veshur thinjat.

Komentet
Loading...
Top