Tifozët e Frankfurtit në revoltë: “Jo” futbollit të së hënës!

Topat.jpg

Të hënën në mbrëmje u luajt ndeshja mes Aintrahtit të Fraknfurtit dhe RB Lajpcigut në Bundesligën gjermane dhe sfida përfundoi në qendër të vëmendjes jo aq për faktin se Frankfurti fitoi 2-1, sesa për shkak të protestave masive të tifozëve kundër ndeshjes së parë të Bundesligës që luhet të hënën.

Gjermania nuk e ka pasur kurrë si traditë të luajë ndeshje Bundeslige të hënën, por prej vitesh luan një ndeshje të Bundesligës 2 dhe tashmë televizionet kërkojnë që të luhet edhe një ndeshje e Bundesligës.

Fishkëllima pa fund, tifozë që krijuan një zhurmë shurdhuese, ndeshja nisi me vonesë dhe tifozët u futën me vonesë në stadium, duke lënë të shpalosur shumë parulla ku jepnin qartë mesazhin e vet.

Edhe pjesa e dytë nis me disa minuta vonesë, sepse tifozët përmbytën fushën me topa tenisi dhe letër higjienike.

“E dinim që do kishte protesta dhe kemi diskutuar e bashkëpunuar me tifozët, ndaj jemi të gëzuar që gjithçka shkoi mirë. Nëse nuk bashkëpunonim, gjithçka mund të merrte një rrugë të papëlqyeshme. Është një protestë e shëndetshme, duhet ta ketë vendin brenda stadiumit”, u shpreh anëtari i bordit drejtues të Frankfurtit, Aksel Hellman.

Edhe trajneri Niko Kovaç e mendonte njësoj: “Protesta përfundoi paqësisht, nuk pati dhunë dhe mendoj se tifozët e dhanë qartë mesazhin e vet”.

Më i hapur në idetë e tij ishte mesfushori Kevin-Prins Boateng: “Skuadra mbështet tifozët në këtë histori, sepse nuk është e lehtë si tifoz të vish në stadium të hënën në mbrëmje dhe të shkosh në punë mëngjesin tjetër”.

Nga ana tjetër, mesfushori i RB Lajcpigut Shtefan Ilsanker u tregua shumë kritik ndaj tifozëve të Frankfurtit, duke i ofenduar: “Është krejt e panevojshme që tifozët – që për mua nuk janë tifozë të vërtetë – të hedhin në fushë topa tenisi dhe sende, duke na lënë të prisnim 15 minuta. Të gjithë duam të përfitojmë nga e drejta televizive dhe nëse luajmë të hënën, të ardhurat shtohen për klubet. Kështu përfitojnë të gjithë, kush nuk e kupton, më mirë të mos shkojë në stadium. Edhe unë preferoj të luaj në fundjavë, por ndonjë ndeshje të hënën nuk është fundi i botës, aq më shumë që nuk ka ndeshje të tjera.

Tifozët i kishin paralajmë

Komentet
Loading...
Top