Tigri sulmon fëmijën, momenti i tmerrshëm filmohet me kamera – VIDEO

momenti.jpg

Momente frike e tmerri gjatë një shfaqjeje me kafshët në Arabinë Saudite.

Një tigër sulmon një fëmijë të vogël i cili kishte shkuar për të shijuar shfaqjen. Ndërhyrja e zbutësit të kafshëve arriti të shpëtojë fëmijën. Nuk kanë munguar as polemikat për mungesën e sigurisë në ambientet ku mbahej spektakli.

Videoja e publikuar në youtube tregon momentin tmerrësisht të frikshëm kur tigri papritur rrëmben fëmijën dhe nuk e lëshon.

Është dashur vetëm ndërhyrja e zbutësit të kafshës duke e grushtuar që tigri të lëshonte fëmijën.

Komentet
Top